Tupançevski shpëton me një vërejtje, në radhë Fatime Fetai

    Zëvendëskryeministrja për qeverisje të mira, Sllavica Gërkovska ka mbyllur më një vërejtje shkeljen etike të ministrit të Drejtësisë, Nikolla Tupançeski për udhëtimin e tij në Palermo të Italisë.

    Televizioni Alsat kërkoi sot të dijë qëndrimin e saj më të hollësishëm dhe shkresën e dërguar në dikasterin e Drejtësisë, por nga kabineti na thanë se agjenda e saj e ngjeshur nuk i mundëson të prononcohet.

    Koment nuk kishte as nga Drejtësia, njeriu i parë i të cilës më 24 mars udhëtoi në Palermo për ndeshjen mes Italisë dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa bileta iu bë dhuratë, duke shkelur kështu Kodin Etik të sjelljes së Qeverisë dhe anëtarëve të kabinetit qeveritarë.

    Alsat jo zyrtarisht mëson se në Këshillin e Prokuroreve Publik ka një nismë për formimin e Komisionit etik i cili do të shqyrton edhe rastin e Prokurores së lartë, Fatime Fetai e cila gjithashtu u pa në Palermo më 24 mars. Ndërkohë nuk dihet nëse një veprim të ngjashëm do ta merr edhe Këshilli Gjyqësorë i Maqedonisë së Veriut ndaj kryetarit të Gjykatës së Kavadarcit, Lazar Nanev.

    Për rastin “Palermo” Komisioni për parandalimin e korrupsionit, rrahu gjoks se do t’i kreh në hollësi xhirollogaritë dhe gjithçka tjetër që lidhet me këtë rast, për të ndryshuar qëndrimin 1 javë më pas duke u arsyetuar se derisa nuk konstatohet shkelje etike ose disiplinore ndërhyrja e tyre është e pamundur.

    Më 24 mars Tupançeski, Fetai dhe Nanev u panë bashkë në tribunat e stadiumit në Palermo në ndeshjen Itali-Maqedoni e Veriut. Pas fotografive të publikuara në rrjetet sociale, opinioni ngriti dyshimet për pagesat, sigurimin e biletave dhe akomodimin duke kërkuar llogari nëse vallë biletat për ndeshjen dhe fluturimi janë paguar me para të qytetarëve. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Reagon Ministri i Bujqësisë për rritjen e çmimit të vajit

    Lajmi i rradhës

    Mickoski i gatshëm të bisedojë për heqjen e përkufizimit “20 për qind”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë