U ndryshua ligji për planifikim urbanistik

    Shumica parlamentare me 64 vota për miratoi ndryshimet në ligjin për planifikim urbanistik. Ministri i Transportit Aleksandar Nikollovski tha se ndryshimet bëhen me procedurë të shkurtuar për shkak të interesit publik, kurse me ndryshimet e bëra do të mund të ndërtohen shkolla, spitale, kopshte si dhe garazhe shumëkatëshe.

    Nikolloski njoftoi se ka marrë mbështetje nga Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale për ndryshimet e propozuara ligjore.

    Ligjin e kundërshton organizata për mbrojtjen e ambientit, iniciativa O2, të cilët thonë se ligji i hap derën kaosit urbanistik dhe ndërtimeve të reja, pa u marrë mendimi i qytetarëve që jetojnë në lokacionet ku do të ndërtohet.

    Ata morën pjesë në seancën e Kuvendit me ftesë të ministrit Nikollovski. Megjithëse në komision nuk kishte asnjë amendament, ligjin e kundërshton edhe “E Majta”, për shkak të miratimit të tij me procedurë të shkurtuar dhe pa debat publik.

    Lajmi Paraprak

    I riu në Turqi i veshur si personazhet e videolojërave filmon dhe transmeton drejtpërdrejt sulmin me thikë, lëndon pesë persona

    Lajmi i rradhës

    KShPK: kandidatët presidencialë shpenzuan 7.5 milionë euro

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë