U VOTUA, POR U SHPALLËN MBI 60 MIJË FLETËVOTIME TË PAVLEFSHME

    Foto: Nistori

    Në rrethin e parë të votimit për kryetarët e 80 komunave në zgjedhjet e shtata lokale të mbajtura të dielën, 17 tetor, gjithsej 44,833 fletëvotime janë të pavlefshme. Në votimin për kryetar të Qytetit të Shkupit, janë 15,940 fletëvotime të pavlefshme nga gjithsej 228,473 që kanë ushtruar të drejtën e tyre për të votuar, përcjell Nistori.

    Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), fletëvotime më të pavlefshme ka në komunat si Manastir – 2,659, e ndjekur nga Kumanova me 2,076 dhe Gazi Baba me 2,020. Vetëm 48 fletëvotime të pavlefshme ka në komunën e Plasnicës, e ndjekur nga Rankovcë me 57 dhe Centar Zhupa me 62 fletëvotime të pavlefshme.

    Në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale, kanë votuar gjithsej 848.104 votues ose 48.99 përqind nga gjithsej 1,824,864 votuesve të regjistruar në Listën e Unifikuar të Zgjedhjeve.

    Në rrehtin e parë të zgjedhjeve lokale në vitin 2017, kishte 44,481 fletëvotime të pavlefshme dhe në zgjedhjet e vitit 2013, 38,787 fletëvotime të pavlefshme.

    Në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në vitin 2020, kishte 31,564 fletëvotime të pavlefshme. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Pjesëmarrja e vogël i “shkriu” votat

    Lajmi i rradhës

    RMV, për shkak të konsumimit të ushqimeve jocilësore është rritur dukshëm numri i fëmijëve obezë dhe me probleme të ndryshme hormonale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë