RMV, për shkak të konsumimit të ushqimeve jocilësore është rritur dukshëm numri i fëmijëve obezë dhe me probleme të ndryshme hormonale

    Në ditën Botërore të Ushqimit qytetarët ankohen për cilësinë e prodhimeve. Ata thonë se për dallim nga më herët në treg gjithnjë e më shumë ka fruta e perime pa shije dhe me cilësi të dyshimtë.

    “Kalben shumë shpejt, edhe pemët madje kalben shpejt se di përse. Kur i konsumojmë si plastik me qenë pikërisht si plastik, sidomos domatet, specat, nuk janë të shijshme aspak. E shohim s`janë të shëndetshme por ja sërish duhet të blejmë”.

    “Se kanë shijen normale, zakonisht trangujt në pranverë, por edhe në vjeshtë më shumë i blejmë po se kanë shijen e duhur”.

    Profesori i fakultetit të teknologjisë ushqimore në Universitetin e Tetovës, Erhan Sulejmani thotë cilësia e dobët e prodhimeve është si pasojë e përdorimit të tepruar të kemikateve.

    Normalisht se ka të bëj edhe me pesticidet, pra ka një numër të madh të faktorëve, andaj e përmenda se është një sferë e zgjeruar pra shumë faktorë që ndikojnë. Përveç pesticideve kemi edhe mikro organizmat pra sëmundjet që barten përmes ushqimit ku afërsisht rreth 200 lloje të mikro organizmave apo sëmundjeve mund të barten me ushqime – deklaroi Erhan Sulejmani, prodekan ne fakultetin e Teknologjisë Ushqimore dhe Ushqimit.

    Mjeku Valon Asani thotë se kostoja që paguajnë qytetarët për shkak të konsumimit të ushqimeve jocilësore është e lartë.

    Gjithnjë kam përcjell mesazh që njerëzit t`iu largohen fast foodave, dhe t`iu largohen ushqimeve që përmbajnë masa hormonesh, sepse çdo ditë në paraqitjet evropiane hasim në cilësinë shumë të dobët të ushqimit dhe ushqime artificiale me hormone që të jenë më produktiv, por ajo mund të duket shumë e mirë ama në cilësi është shumë e keqe. Reperkusionet e kësaj do i shohim edhe tani edhe më tutje – tha Valon Asani, mjek.

    Sipas mjekut Asani, për shkak të konsumimit të ushqimeve jocilësore është rritur dukshëm numri i fëmijëve obezë dhe me probleme të ndryshme hormonale. /Alsat M/

    Lajmi Paraprak

    U VOTUA, POR U SHPALLËN MBI 60 MIJË FLETËVOTIME TË PAVLEFSHME

    Lajmi i rradhës

    Të shtëna me armë në ditën e zgjedhjeve, banori i Gostivarit përfundon në stacionin e policisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë