UEFA ndalon tifozët e Shkupit për në Sofje

    Bullgaria ka dërguar notë proteste ndaj Shkupit lidhur me zhvillimet e një ditë më parë në ndeshjen Shkupi-Levski dhe lëndimin e rëndë të shtetasit bullgar. Përmbajtja e saj nuk bëhet e ditur por mësohet që Sofja zyrtare të ketë dënuar qasjen institucionale ndaj shtetasve bullgar dhe brutalitetin policor. Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka deklaruar se Ministria e Jashtme do t’i përgjigjet Sofjes zyrtare duke shtuar se ngjarjet e 27 korrikut ishin vepra të huliganëve dhe njerëzve që nuk kanë asnjë lidhje me sportin.

    Reagime shtesë ka pasur edhe nga partitë politike. Partia e ish kryeministrit Bojko Borisov ka kumtuar se do të kërkon llogari nga ambasadorja e Maqedonisë në Sofje. Ndërkohë deputeti dhe ish ministri nga radhët e partisë së Kiril Petkov, Daniell Rollell ka deklaruar se aktet e djeshme janë të papranueshme dhe se shtetasit bullgar do të ndjehen të barabartë në Shkup vetëm pas përfshirjes së tyre në Kushtetutë.

    Dënimi i parë që pritet ndaj ekipit të Shkupit mësohet të jetë ndalimi i tifozëve Shfercerat të marrin pjesë në ndeshjen e kthimit mes Levskit dhe Shkupit. Për këtë pritet vendimi përfundimtar i UEFA-s. Ndeshja paraprakisht ishte vlerësuar me rrezikshmëri të lartë dhe UEFA kishte alarmuar dhe rekomanduar masat e nevojshme për ruajtjen e rendit. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Kovaçevski: Banorët e Sllupçanit e paguajnë rrymën

    Lajmi i rradhës

    Kontesti me Illovicën / Shukova: Nuk kemi dispozita për dalje nga situata

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë