Kovaçevski: Banorët e Sllupçanit e paguajnë rrymën

    Kryeministri Dimitar Kovaçevski beson se jo të gjithë banorët e fshatit Sllupçan apo fshatrave përreth kanë organizuar trazira kundër EVN-së, me qëllim që të mos korrigjohet defekti në rrjetin e shpërndarjes elektrike.

    Sipas tij, gjithmonë bëhet fjalë për individë të cilët duhet të identifikohen si përgjegjës për pengimin e punës së kompanisë që kryen shërbim publik.

    “Meqenëse punëtorët e EVN-së kërkuan garanci që të mund të hynin në fshat, në mënyrë që persona të caktuar të mos i pengonin, pushteti lokal ua dha ato garanci. MPB-ja është duke e kryer punën e saj pa probleme në territorin e Komunës së Likovës dhe tashmë po punohet në terren. Fshati ka një numër të madh të njerëzve familjarë. Kur shkoni në Tregun e Gjelbër apo Bit Pazar, nuk do të gjeni asnjë produkt nga Aerodromi, Qendra apo Karposhi. Produktet vijnë kryesisht nga zonat rurale, banorët e shtëpisë paguajnë vetë energjinë elektrike, por ka individë që duan të abuzojnë për qëllimet e tyre. Këtë nuk do ta lejojmë”, deklaroi Kovaçevski. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Përplasen sërish Kasami dhe drejtoresha e gjimnazit të Tetovës

    Lajmi i rradhës

    UEFA ndalon tifozët e Shkupit për në Sofje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë