Ukraina do të ndihmohet nga Maqedonia me mjete dhe pajisje ushtarake

    Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut njoftoi se do të jep donacion me mjete dhe pajisje ushtarake për trupat e armatosura ukrainase. Ndihma do të jetë varësisht prej kërkesave dhe nevojave të Ukrainës.

    “Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i bashkohet mbështetjes gjithëpërfshirëse të aleatëve të NATO-s dhe partnerëve të BE-së ndërsa ka vendosur të dhurojë pajisje dhe mjete ushtarake për forcat e armatosura zyrtare të Ukrainës. Lloji i mjeteve të dhuruara është në përputhje me kërkesat e Ukrainës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

    Lajmi Paraprak

    “Ukraina nuk është larg”, Ahmeti sot: Mbase u është dukur shaka, gjërat kanë shkuar keq!

    Lajmi i rradhës

    Gjermania heq Maqedoninë e Veriut nga zona me rrezik të lartë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë