Ukraina i quan stërvitjet Rusi-Bjellorusi “presion psikologjik”

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka quajtur “presion psikologjik” stërvitjet e përbashkëta ushtarake ndërmjet Rusisë dhe Bjellorusisë.

    “Grumbullimi i forcave në kufi është presion psikologjik nga fqinjët tanë”, tha Zelensky përmes një deklarate për shtyp.

    “Sot kemi mjaft forca për të mbrojtur vendin tonë me nder”, shtoi ai.

    Ushtrimet që do të zgjasin dhjetë ditë, do të zhvillohen përgjatë kufirit ndërmjet Ukrainës dhe Bjellorusisë.

    Rreth 30 mijë trupa ushtarake ruse pritet të marrin pjesë në këto stërvitje.

    Rusia mohon se ka plane që ta sulmojë Ukrainën, por u bën thirrje Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve që të mos e pranojnë Ukrainën në NATO. Po ashtu, Kremlini kërkon që aleanca ushtarake NATO të mos zgjerohet drejt lindjes.

    Perëndimi i ka bërë thirrje Rusisë që të tërheqë më shumë se 100,000 trupat që ka stacionuar pranë Ukrainës, por Kremlini është përgjigjur se mund të vendosë trupat e tij ku të dojë brenda territorit rus. /REL/

    Lajmi Paraprak

    Britania paralajmëron Rusinë: Mos e pushtoni Ukrainën

    Lajmi i rradhës

    Ushqimet më të mira për beben tuaj

    Lajme tjera

    Tetova pa banesa sociale!

    Tetova me rrethinë vazhdon të diskriminohet nga pushteti qendror. Krahas shumë sferave ku mungojnë investimet, një segment mjaft…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë