Britania paralajmëron Rusinë: Mos e pushtoni Ukrainën

    Britania e ka paralajmëruar sërish presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për sanksionet e perëndimit në rast të pushimit të Ukrainës.

    Sekretari britanik i Mbrojtjes Ben Wallace, se askush nuk do të fitonte nga pushtimi agresiv i një shteti sovran.

    Ai tha po ashtu se bisedimet në kërkim të zgjidhjes së krizës në Ukrainë janë “të ngadalshme”.

    “Pavarësisht bisedimeve, gjërat po rrjedhin në mënyrën e gabuar”, i tha Wallace BBC-së.

    “Rusët janë duke rritur akoma numrin e trupave. Ata po planifikojnë të fillojnë një stërvitje strategjike bërthamore së shpejti”, tha Wallace.

    Wallace tha të enjten më 10 shkurt se Britania mund të dërgojë trupa të tjera për të ndihmuar në mbështetjen e aleatëve të saj në Evropën Lindore dhe Jugore nëse kërkohet.

    Ndërkohë, Rusia dhe Bjellorusia kanë nisur stërvitjet e përbashkëta ushtarake që pritet të zgjasin 10 ditë. /REL/

    Lajmi Paraprak

    Tahiri shkruan historinë në Lojërat Olimpike Dimërore

    Lajmi i rradhës

    Ukraina i quan stërvitjet Rusi-Bjellorusi “presion psikologjik”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë