Nivelet e pothuajse të gjitha lumenjve në vend janë më të ulëta nga mesatarja për në qershor dhe shënojnë ulje të vogël shtesë në krahasim me ditën e djeshme, tregojnë rezultatet e matjeve të fundit të bëra nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).
Përjashtim është Drini i Zi në vendin matës afër Lozhanit ku niveli dyfish është më i lartë nga dita e djeshme dhe është mbi mesataren për këtë muaj, si dhe në Strumicë afër Sushevës dhe Babunës afër Bogomillës ku niveli është pak më i lartë nga mesatarja.
Nivelet e liqeneve natyrore janë të njëjta si dje me atë që vetëm Liqeni i Dojranit ka nivel më të lartë nga mesatarja shumëveçare për këtë muaj dhe atë për 2,65 metra, derisa në Liqenin e Ohrit është më i ulët për 13 centimetra, ndërsa në Liqenin e Prespës për 1,72 metra./Kohamk/