“Unë e dua jetën më shumë seç ajo më do mua!” – Luljeta ka nevojë për përkrahjen tonë

    Aktivistja nga Shkupi Luljeta Ademi, ka nevojë për trajtim mjekësor për shkak se vuan nga Osteomioliti kronik.

    “Unë Luljeta Klica Ademi duke u ballafaquar një kohë shumë të gjatë, me një sëmundje të rëndë dhe kronike lus të gjithë miqtë, familjarët, bashkëpunëtorët, të njohur e të panjohur të më ndihmojë financiarisht për t’i mbuluar harxhimet e mjekimit në Klinik fur Traumatologie- Universitatsspital Zurich. Mjetet nevojshme për grumbullim janë 100 mijë dollarë.

    Këtë sidomos e kërkoj duke qenë se sëmundja Dg. Osteomyelitis chronica pedis dext.PEVCI dex. St.post Arthrodesis art. Tracularis lat.dex. Paresis Amputio digit II, III pedis dext. Arteroskleroza na arterii na ekstremiteti. St. Bypass art doralis pedis. është avancuar ma rrezikon amputimin e këmbës, madje edhe jetën, fatkeqësisht në RMV nuk ekziston trajtim për të. Kam mbi 20 intervenime kirurgjikale, si dhe një pjesë të amputuar të thembrës.

    Si nënë e vetme dhe 17 vite me qira, me besim të fuqishëm dhe ndihmën e Zotit kam arritur t’ia dal sfidave jetësore, duke punuar vazhdimisht dhe përkushtim në profesionin tim si përkthyese dhe aktiviste e të drejtave të njeriut. Si ish Këshilltare e Presidentit të Shtetit për Personat me Aftësi të Kufizuara dhe aktualisht Ambasadore Kundër Gjuhës së Urrejtjes përzgjedhur nga Delegacioni Evropian me Zyrë në Shkup, ku aktivitetet e mija udhëhiqen nga toleranca e ndërsjellë njerëzore dhe fryma e humanizmit. Gjatë gjithë jetës dhe karrierës sime, jam përpjekur të ndihmojë, sidomos ata që kanë pasur më së shumti nevojë, me theks në kauzën e aftësisë së kufizuar. Opinioni publik dhe miqtë, bashkëpunëtorët më njohin si njeri që nuk dorëzohem lehtë, sa do që sëmundja më ka munduar.

    Me fushatën time “SHIKO AFTËSI, JO PAAFTËSI”, arrita të jem gruaja e parë me aftësi të kufizuar që ka ngjitur tri majat më të larta të Ballkanit duke u sensibilizuar por, edhe duke dhënë mesazh të fuqishëm, me shembullin personal se gjithmonë duhet të shihen anët pozitive të vështirësive, aftësia e njeriut, motivimi dhe gjithëpërfshirja. Mirëpo, tani kam sërish një sprove të madhe dhe vërtetë kam nevojë të jashtëzakonshme për ndihmën Tuaj. Unë e dua jetën më shumë seç ajo më do mua! Me shpresë dhe mbështetje në vullnetin e mirë të filnatropinë, humanizmin tuaj aq sa janë mundësitë, dhe me përcaktimin e Zotit, si pranim i lutjeve të përhershme, do të mundësohet intervenimi, dhe do të më jepet një mundësi е rе për JETËN! Zoti ju shpërbleftë!
    Me respekt dhe mirënjohje,
    Luljeta.”

    “Miq, familjarë, bashkëpunëtorë, të njohur e të panjohur sot si kurrë më parë kam nevojë për ndihmën tuaj! Duhet të bëjë intervenim në klinikën zvicerane Klinik fur Traumatologie-Universitatsspital Zurich. Si nënë e vetme( 17 vite me qira) që sfidoj jetën dhe sëmundjen ju lutem për përkrahjen tuaj! Nëse jeta nuk më do mjaftueshëm unë atë e dua shumë më shumë! E di që së bashku do ja dalim!”, shkruan Luljeta Ademi.

    Në llogarinë e gofund me e cila është hapur nga miqtë e saj thuhet se intervenimi do të bëhet me qëllim që Luljetës t’i shpëtohet këmba nga amputimi.

    “Luljeta Ademi ka nevojë urgjente për trajtim mjeksor.Ajo vuan nga Osteomioliti kronik. Luljetës ka filluar t’i kalbet këmba. Kurimi i saj është i mundur vetëm jashtë shtetit. Kostoja është e lartë dhe e papërballueshme për t1 si nënë e vetme që jeton me qira dhe lufton sëmundjen”, thuhet në njoftimin në “gofundme”.

    Llogarinë për ta ndihmuar në gofundme mund ta gjeni: KËTU.

    Nga Maqedonia

    LLOGARIA HUMANITARE / ХУМАНИТАРНА СМЕТКА

    LULJETA KLICA

    300001000026968

    KOMERCIJALNA BANKA AD SKOPJE

    LLOGARIA DEVIZORE / ДЕВИЗНА СМЕТКА

    LULJTA KLICA

    Acc.no 0230706741424

    IBAN 300001000026968

    SIFT: KOBSMK2X

    Për donacion nga Telekomi:

    Lajmi Paraprak

    Pavarësisht luftës, Ukraina eksporton mbi një milionë ton drithëra në prill

    Lajmi i rradhës

    Bocan Kharchenko: Qëndrimi për Kosovën s’ka ndryshuar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë