Ushtari i regjimit sirian voton disa herë në të njëjtën kohë për Assad (Video)

    Një ushtar i regjimit sirian është filmuar duke votuar për diktatorin Bashar Al-Assad në disa fletë votimi disa herë në të njëjtën kohë, njofton TRT World Now.

    Diktatori sirian Bashar al-Assad, përcjell Nistori, ka fituar 95 për qind të votave dhe rrjedhimisht një mandat të katërt shtatë-vjeçar si president i vendit të shkatërruar nga lufta.

    Në Sirinë verilindore nuk u votua, pasi ai rajon kontrollohet nga luftëtarët kurdë të mbështetur nga SHBA-ja. Zgjedhjet nuk u organizuan as në provincën veriperëndimore të Idlibit, bastioni i fundit i madh i rebelëve në këtë vend.

    Lufta civile siriane shpërtheu më 2011 kur protestat kundër Asadit u kthyen në një kryengritje të armatosur si përgjigje ndaj një goditjeje brutale ushtarake të forcave të Asadit. Luftimet kanë lënë gati gjysmë milioni të vdekur dhe gjysmën e popullsisë së vendit të zhvendosur, duke përfshirë më shumë se 5 milion refugjatë jashtë Sirisë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Ditë më parë vdiq William Bill Shakespeare, që ishte burri i parë që mori vaksinën – prezantuesja e ngatërron atë me poetin e famshëm teksa jep lajmet (Video)

    Lajmi i rradhës

    Butrinti, destinacioni i preferuar i turistëve të huaj

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë