“USHTRUES DETYRE DREJTORË” | Saçmaroska: Pasojë e pazareve politike

    Në institucionet publike pothuajse gjysma e pozitave të drejtorëve janë të plotësuara nga ushtrues detyre drejtor, apo më saktë 60% janë drejtorë dhe 40% ushtrues detyre, tregon raporti i Qendrës për Menaxhim e Ndryshimeve, bazuar në 60% të institucioneve që kanë dorëzuar raport. Drejtoresha e qendre, Neda Maleska-Saçmaroska, thotë se kjo situatë më së shumti vjen si pasojë e pazareve politike. Sipas saj, ushtruesit e detyrës janë emëruar kryesisht për shkak se një pjesë e tyre nuk kanë kompetencat e nevojshme për të aplikuar në shpallje publike, kryesisht për shkak të mosnjohjes së gjuhëve të huaja.

    “Pazaret politike ndikojnë sepse në princip nuk ka ndonjë mënyrë se si të kërkohen kompetencat dhe kualifikimet, kur pozitat vetëm se ndahen mbi bazë të ndonjë marrëveshjeje të koalicionit. Njëra punë është të keqpërdoret sepse politika dëshiron t’i mbaj në pasiguri këta ushtrues detyre dhe mund t’i largojë në çdo moment, sepse pozita ushtrues detyre mund të zgjas vetëm gjashtë muaj dhe e dyta është kjo që nëse nuk i plotësojnë kriteret sipas ligjit, nuk mund t’i emërojnë si drejtorë”, tha Neda Maleska Saçmaroska, drejtoreshë në QMN.

    Sipas Saçmaroskës riorganizimi si proces duhet të fokusohet në ndërmarrjet publike, ku ka, siç potencoi ka probleme serioze. Në disa rajone ka shumë të punësuar në qendra sociale, e pak shfrytëzues të këtij shërbimi dhe anasjelltas. Ndërkaq nëpër zonat rurale është sfidë grumbullimi i taksave komunale, për mbeturinat, ujin dhe shërbimet tjera, ngaqë nuk ka banorë dhe me këtë rast ndërmarrjet mund të bankrotojnë, tregoi Saçmaroska.

    “Koncepti i riorganizimit për të cilin flasim kohë të gjatë, për të cilin po harxhohen shuma të mëdha financiare, duhet të orientohen më shumë kah ky lloj i institucioneve publike, që janë rreth 520 gjithsej. Në vend se të merren vetëm me organizatat administrative, që në sasi të madhe janë të rregulluara, nuk them se edhe aty nuk duhet të ketë ndryshime. Këtë e vërejnë vetë institucionet, ndërmarrjet publike që janë të themeluara nga qeverisjet lokale, shpesh u dorëzohen punëtorë nga komunat në vend se ata vetë sipas nevojave të shpallin konkurse, ky është qëndrim i disa fokus grupeve”, theksoi Neda Maleska Saçmaroska, drejtoreshë në QMN.

    Raporti i hulumtimit të kësaj qendre po ashtu tregon se 423 institucione në vend kanë Borde Drejtuese dhe Mbikëqyrëse. Çdo vit anëtarët e këtyre Bordeve na kushtojnë të paktën 2 milionë euro. Shteti ka paguar 2.5 milionë euro për shumat e tyre paushall në periudhën 2015-2017. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    11 importues dyshohen për fatura të rreme në doganat e RMV

    Lajmi i rradhës

    PUBLIKI I DOKUMENTEVE TË PENTAGONIT | Biden: Asgjë e re nuk u publikua

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë