11 importues dyshohen për fatura të rreme në doganat e RMV

    Në lidhje me dyshimet se gjatë importit të produkteve bujqësore janë bashkangjitur fatura të rreme Drejtoria e Doganave kërkon të dhëna shtesë nga Doganat në Greqi, Serbi, Turqi, Shqipëri, përkatësisht nga vendet që janë eksportuar produktet.

    Sipas kumtesës së Doganave posa të merren përgjigjet nga rajoni, nëse vërtetohet dyshimi se janë dorëzuar fatura të rrejshme gjatë zbatimit të procedurës së importit, Dogana do të ngrejë procedurë për mbledhjen shtesë të detyrimeve të shmangura, si dhe procedurë për konstatimin e kundërvajtjes ose përgjegjësi penale, në varësi të sasisë së akuzave të shmangura.

    Nëse konstatohet se nëpunësit doganor nuk kanë vepruar në përputhje me rregulloret ligjore dhe aktet e brendshme të Drejtorisë, do të ndërmerren masa përkatëse për përcaktimin e përgjegjësisë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    “BESA TRANS”, rifillon gjykimi / Ngelet e paqartë se si autobusi pa certifikatë të licencës ndërkombëtare, lëshoi 20 herë shtetin

    Lajmi i rradhës

    “USHTRUES DETYRE DREJTORË” | Saçmaroska: Pasojë e pazareve politike

    Lajme tjera

    Sofra e pasur dibrane!

    Shkolla e mesme komunale “28 nëntori”, organizoi festivalin e parë të ushqimit tradicional. Është një aktivitet i cili…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë