Vaksinimi i regjistruesve të popullsisë nuk është i detyrueshëm

    Edhe përkundër rritjes së rasteve të reja të të infektuarveEnti për Statistika për momentin nuk planifikon që vaksinimin e regjistruesve të terrenit ta bëjë të detyrueshëm. Zëvendësdrejtori Ilmi Selami thotë se këtë nuk mund ta bëjnë sepse edhe Kushtetuta edhe ligjet aktuale nuk i obligojnë qytetarët të marrin vaksinën. Ai shton se në pyetësorin për pranimin e regjistruesve vetëm parashtrojnë pyetje nëse regjistruese është i vaksinuar dhe a do dëshironte të vaksinohet. Selami thonë se edhe pa vaksinuar, regjistruesit mund të kryejnë në mënyrë të sigurt punën e tyre, duke respektuar protokollet anti-covid. Varësisht situatës epidemiologjike, autoritetet kishin premtuar protokolle të veçanta për regjistrimin në terren.

    Të gjithë ata që janë shprehur se dëshirojnë të vaksinohen, ne në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë do të bëjmë çmos që t’i vaksinojmë me kohë. Ndërsa ata që nuk duan të vaksinohen nuk do të thotë se nuk do të mund të punojnë si regjistrues. Do të thotë është zgjedhje e tyre personale si e çdo qytetari nëse e pranojnë vaksinimin ose jo… Ne kemi edhe një rregullore se si duhet të ecë regjistrimi në kohë Covidi. Rregullorja vlen, ata duhet të sillen në mënyrë të caktuar me rregullore, të kenë maska, të kenë dezinfektues me vete, të mos afrohen më afër me familjarët atje ku shkojnë, të bëjnë regjistrimin mundësisht në oborr të familjes ku regjistrohen”, theksoi Ilmi Selami, Enti i Statistikave.

    Edhe ashtu, Selami thotë se për momentin ballafaqohen me mungesë të regjistruesve. Konkursit për angazhimin e tyre do t’i zgjatet afati.

    Shfrytëzoj rastin t’i ftoj të gjithë të rinjtë, mundësisht të jenë student, të gjithë ata që janë të papunë, dinë të punojnë me kompjuter le të paraqiten në këtë konkurs le të aplikojnë, nuk është punë e rëndë”, tha Ilmi Selami, Enti i Statistikave.

    Nga Enti për Statistika thonë se vazhdon edhe procesi i vet regjistrimit të diasporës, ndërsa ditët e fundit interesi i mërgimtarëve për t’u regjistruar është rritur dukshëm, ndërsa janë regjistruar mbi 190 mijë qytetarë. Regjistrimi i diasporës do të vazhdojë deri në përfundimin e regjistrimit në vend. Regjistrimi i popullsisë rezidente do të realizohet nga 5 deri në 30 shtator./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Fluks i madh i pacientëve me Covid-19, shqyrtohen masa shtesë për Tetovën

    Lajmi i rradhës

    Rrofshin fasulet tona!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë