Valander: Ballkani Perëndimorë është cak i ndikimit rus

    Maqedonia do të parandalojë çdo përpjekje që do të ndikonte në realizimin e interesave strategjike të saj, siguron ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, duke komentuar deklaratat e përfaqësuesve të lartë të BE-së se Rusia po përpiqet të destabilizojë Ballkanin.

    Ajo tha se i tillë ishte shembulli me dëbimin e diplomatëve rusë që tejkaluan autoritetin e tyre. Në anën tjetër, Ndihmës Sekretarja për Mbrojtje e Shteteve të Bashkuara, Selest Valander theksoi se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të ndihmuar partnerët e saj nga rajoni në luftën kundër burimeve të dezinformatave, të cilat synojnë të krijojnë pasiguri dhe rritjen e ndikimit politik të Rusisë.

    “Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë shumë dobësi, të cilat janë zbuluar. Por ndryshimi kryesor midis Rusisë dhe SHBA-së, si partner strategjik (jo vetëm në iniciativën A5, por edhe në vendet e rajonit) është se demokracitë perëndimore, aleatët tanë, na ndihmojnë të kapërcejmë këto dobësi, ndërsa disa vende të tjera abuzojnë për destabilizimin dhe për hapjen e konflikteve të reja”, u shpreh Slavjanka Petrovska – Ministre e Mbrojtjes.

    “Fatkeqësisht, një objektiv i madh sulmi ndaj atyre subjekteve shtetërore dhe joshtetërore, më konkretisht Rusia dhe organizatat e mbështetura nga Rusia, po përpiqen të përdorin pikëpamjet e ndryshme politike në vendet e Ballkanit Perëndimor për të krijuar një akuzë që Rusia mund të shfrytëzojnë”, tha Seleste Valander – Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Mbrojtjen e SHBA.

    Duke folur për sigurinë e vendit, Petrovska theksoi se nuk ka asnjë rrezik për Maqedoninë apo ndonjë incident të armatosur në territorin tonë. E pyetur nëse Kosova është vendi më i cenueshëm në rajon, ministrja u përgjigj se të gjitha çështjet e hapura kanë potencial për destabilizim. Petrovska shtoi se Shkupi mbështet një zgjidhje përmes një bisede në një tryezë të përbashkët. Valander tha se përmes dialogut diplomatik duhet të gjenden kompromise që do të kontribuojnë në sigurinë e rajonit. Ajo shprehu keqardhjen për incidentin në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë një polic kosovar, si dhe kujtoi sulmet e mëparshme në të cilat objektiva të mundshme ishin edhe ushtarët amerikanë.

    “Më vjen vërtet shumë keq që janë sulmuar edhe pjesëtarët e KFOR-it, ku marrin pjesë edhe SHBA-të me forca të sigurisë për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor”, theksoi Selest Valander – Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Mbrojtjen e SHBA.

    Në Shkup, Valander mori pjesë në Samitin A5-Karta e Adriatikut, i cili këtë vit u kryesua nga Maqedonia. Nisma synon integrimin e përshpejtuar të rajonit në NATO dhe ruajtjen e paqes dhe sigurisë. Shqipëria do të kryesojë vitin e ardhshëm. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    “Flamuri i BE-së është keqpërdorur shumë herë”

    Lajmi i rradhës

    Shkolla “Drita” në Rashçe, 9 vjet pa sallë sporti

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë