Varvitsiotis: Retorika nacionaliste në RMV na detyron të ridefinojmë pozitën për eurointegrimet

    Kthimi i retorikës nacionaliste nga fqinjët tanë në thelb do të na çojë në ridefinimin e pozicionit tonë kombëtar në mbështetje të procesit të zgjerimit të BE-së, tha ministri alternativ i Punëve të Jashtme të Greqisë, Militiadis Varvitsiotis, përcjell MIA nga Athina.

    Gjatë seancës së përbashkët të Komisioneve për Çështjet Evropiane dhe të Jashtme në Parlamentin grek, në të cilën ministrja e Punëve të Jashtme të Sllovenisë Ange Logar foli për prioritetet e Presidencës sllovene të BE-së, Varvitsiotis në fjalimin e tij shprehu shqetësimin për zhvillimet në vendin tonë, duke nënvizuar se zbatimi i duhur i Marrëveshjes së Prespës është një nga parakushtet e kornizës negociuese.

    “Më duhet ta pranoj këtë: Ne jemi shumë të shqetësuar për ngjarjet në Maqedoninë e Veriut. Kthimi i një retorike nacionaliste nga fqinjët tanë do të na çojë në thelb të ridefionojmë pozicionin tonë kombëtar në mbështetje të procesit të zgjerimit. Sepse një nga parakushtet e forta të vendosura në kornizën e negociatave është zbatimi konsekuent dhe korrekt i të gjitha dispozitave të Marrëveshjes së Prespës. Dhe është e nevojshme që ky mesazh, sot, të dërgohet nga të gjithë ne për fqinjët tanë që janë në një stuhi politike, tha Varvitsiotis.

    Lajmi Paraprak

    Mickoski kërkon zgjedhje të reja parlamentare

    Lajmi i rradhës

    Milevski: Fokusi është tek Armenia

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë