Milevski: Fokusi është tek Armenia

    Përfaqësuesja e Maqedonisë do të zhvillojë dy ndeshjet e fundit kualifikuese në rrugën për në Botërorin në Katar 2022. Skuadra e Blagoja Milevskit do të luajë kundër Armenisë, e më pas do të takohet me Islandën. Në listën e Milevski për ndeshjet e nëntorit, nuk figuron Arian Ademi i lënduar në takimin e fundit, si dhe Boban Nikolovi. Mirëpo, kënaq rikthimi i Enis Bardhit, i cili e kaloi dëmtimin. Milevski vendosi edhe për një lojtar të ri, në emër të Valon Etemit, i cili luan në Turqi.

    “Etemi është një lojtar që është thirrur për U21, ka qenë pjesë e një ndeshjeje dhe më pas ka luajtur për Shqipërinë. Vitin e fundit ai luan mirë te Istanbulspor, në formë të shkëlqyer dhe ka minuta të mira. Nëse vazhdon kështu, ka potencialin dhe cilësinë për të qenë pjesë e rëndësishme e kombëtares. Nga ai varet se si do të imponohet në kualifikimet e ardhshme për Kampionatin Evropian të vitit 2024. Liga e dytë turke është e mirë, cilësore. Ka ekipe dhe lojtarë që luajnë mirë”, tha mes tjerash Milevski.

    Mirëpo fokusi i Milevskit mbetet sfida me Armeninë.

    “Mund të presim shumë nga dueli me Armeninë, djemtë do të bëjnë më të mirën. Ne shkojmë si çdo ndeshje e deritanishme, të luajmë dhe të fitojmë. Dua të tregoj se çfarë bëjmë në fushë. Maqedonia luan njësoj pavarësisht kundërshtarit, shkon drejt fitores. Shpresoj që mbi të gjitha të gjithë të jenë të shëndetshëm dhe të gatshëm për t’iu përgjigjur sfidës së atij dueli. Fokusi është tërësisht te Armenia, kundërshtari është i njohur. Me ta kemi luajtur shumë herë në kualifikuese. Kemi luajtur një ndeshje në Shkup, e cila për mendimin tim ka qenë e madhe dhe dominimi i atij dueli nuk na jep mundësi të relaksohemi. Edhe rivali është i motivuar, i ka të njëjtat shanse si ne për pozitën e dytë në grup dhe mendoj se jemi gati për sfidën. Nuk dorëzohemi deri në fund, përderisa ka shanse teorike për t’u vendosur në breshëri, “ tha mes tjerash Milevski.

    Në ndeshjen e parë kundër Armenisë, kapiteni Stefan Ristovski nuk do të mund të luajë për shkak të kartonëve të verdhë. Dueli në Jerevan do të luhet më 11 nëntor, ndërsa tre ditë më vonë Islanda vjen në Shkup.

    Lajmi Paraprak

    Varvitsiotis: Retorika nacionaliste në RMV na detyron të ridefinojmë pozitën për eurointegrimet

    Lajmi i rradhës

    Pesë shtetet që dhanë më shumë leje qëndrimi për shqiptarët në vitin 2020

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë