Vazhdojnë akuzat mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE -së për projektin “Bus Rapid Transport”

    Vazhdojnë akuzat mes LSDM-së dhe opozitares VMRO-DPMNE për ndërprerjen e projektit “Bus Rapid Transport” nga ana e kryetares së re të Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska.

     “Edhe vetë Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim i ka demantuar gënjeshtrat e Danella Arsovkës. Në vend se ta realizojë sistemin BRT, ajo i gënjen qytetarët se do të sjellë transport falas me autobus për 2 vite nga tani edhe pse qytetarët presin transport publik falas që në 80 ditët e para të mandatit të saj”, tha Darko Kaevski, LSDM.

    Reaguan nga VMRO-DPMNE duke ripërsëritur qëndrimin se transporti me Bus Rapid nuk është adekuat për Shkupin dhe se amatorizmi në planifikim do të rrezikonte furnizimin me ujë të qytetit.

     “Traseja e planifikuar e transportit BRT ishte projektuar në mënyrë amatore për të lëvizur mbi tubacionin kryesor të ujit i cili ndodhet në brezin e gjelbër midis dy korsive të bulevardit. Tubacioni i ujit nuk është i mbrojtur dhe vendosja e një rruge sipër tij pa mbrojtje shtesë, që në këtë rast kërkon 20 milionë euro shtesë, do të kishte shkaktuar avari”, thonë nga VMRO-DPMNE.

    Nga partia opozitare shtojnë se për dallim nga koha e Shilegvoit, me administratën e re të Qytetit, Shkupi do të ketë transport publik efikas.

    Lajmi Paraprak

    Zëvendësdrejtori NP “Rrugët e Maqedonisë”, Samka Ibraimovski paralajmëron dorëheqje

    Lajmi i rradhës

    Infektologu Cana me kritika ndaj hapave të Filipçes

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë