Infektologu Cana me kritika ndaj hapave të Filipçes

    Mbylljen e qendrave kovid në disa qytete, infektologu Fadil Cana, e konsideron si vendim politik të ministrit në largim, Venko Filipçe. Infektologu i Klinikës për Sëmundje ngjitëse në Shkup thotë se me konstatimin e variantit të ri Omikron në vend dhe me numrin e lartë të vdekshmërisë së pacientëve nga Covid-19, një vendim i tillë nuk është në dobi të shëndetit publik.

    “Sipas meje më shumë do të ishte një vendim i politikës ditore të ministrit në ikje i cili ndoshta do të lejë një gështenjë të nxehtë në duart e ministrit të ardhshëm vendimin për mbylljen e qendrave kovid… Mendoj se është vendim i gabuar dhe shumë i hershëm, pasi që nuk do të thotë se me ikjen e binomit Zaev-Filipçe, ka mbaruar edhe pandemia. Pandemia vazhdon të jetë këtu me ne dhe sistemi shëndetësor duhet të jetë në dobi të shëndetit të njerëzve dhe jo në dobi të politikës ditore”, tha Fadil Cana, infektolog.

    Si kundërpërgjigje ndaj kësaj, pa e komentuar pjesën politike, ministrin aktual të Shëndetësisë, Venko Filipçe, me përgjigjie:

     “Qendrat kovid hapen ose mbyllen në përputhje me numrin e pacientëve. Qendrat e mbyllura mund të hapen në cilindo moment nëse ka numër të madh të pacientëve”, theksoi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë në largim.

    E mos shtrëngimin e masave anti-covid gjatë festave të fundvitit, Cana e sheh si vendim të përshpejtuar. Thotë se sipas hulumtimeve varianti Omikron përhapet edhe më shpejt, andaj duhet ndërmarrë masa.

     “Nëse shkojmë sipas kësaj logjike edhe ne duhet t’i kundërpërgjigjemi prezencës së Omikronit me një kujdes më të madh dhe masa që janë konform me masat që i marrin sistemet e përparuara shëndetësore. Sa i përket vendimit të deritanishëm të ministrisë që të mos kemi masa shtesë mendoj se është vendim ndoshta shumë i përshpejtuar, pasi që duhen të bëhen analiza më të thuktë”, pohoi Fadil Cana, infektolog.

    Në vitin 2022 Cana thotë se mund të pritet edhe fundi i pandemisë, ose të jetë në përmasa më të vogla.

     “Projeksionet e ekspertëve të fushës janë që viti 2022, të mos them fundi i vitit 2020 së paku nëse nuk do të mbaron, pritet që të ndryshon formën nga pandemia të kalon në epidemi dhe të kalojë në zona endemike të vendeve dhe rajoneve të cilat nuk e kanë kaluar”, deklaroi Fadil Cana, infektolog.

    Numri i rasteve aktive nga Covid në vend është nën 5000, ndërsa është zvogëluar edhe në rreth 5% numri i rasteve pozitive të virusit. Rasti i parë i llojit Omicron në vend është detektuar pardje tek një burrë i ardhur nga Britania e Madhe.

    Lajmi Paraprak

    Vazhdojnë akuzat mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE -së për projektin “Bus Rapid Transport”

    Lajmi i rradhës

    Incident në autobusin e kompanisë nga Tetova, udhëtarët nga paniku thyejnë xhamat

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë