VDES PRIGOZHIN? Pse ende nuk po konfirmohet vdekja e Prigozhinit!

    Yevgeny Prigozhin ishte në listën e pasagjerëve të aeroplanit që u rrëzua në afërsi të Moskës, sipas autoriteteve ruse – por kjo nuk do të thotë se ai ka vdekur.

    Ka mundësi që në fund të mos ketë hipur në aeroplan, raporton skynews.

    Po qarkullojnë shumë lajme në internet se një aeroplan që i përkiste kreut të grupit të Wagnerit ka bërë zig-zage mbi Moskë, sipas sistemeve të gjurmimit Flight Radar.

    Aeroplani i dytë u ul i sigurt në një aeroport biznesi në kryeqytetin rus, Moskë.

    Ka spekulime se Prigozhin mund të ketë qenë në këtë aeroplanin e dytë – por tani për tani, thjesht nuk dihet.

    Do të kalojë kohë derisa ajo që ka ndodhur të mund të vërtetohet edhe nga autoritetet hetimore.

    Lajmi Paraprak

    MMPT: Vritemi, o nga zjarri, o nga tymi

    Lajmi i rradhës

    ShGM dënon sulmin e sotëm në Bërvenicë ndaj gazetarëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë