MMPT: Vritemi, o nga zjarri, o nga tymi

    Sipas Më Mirë për Tetovën (MMPT), djegja e mbeturinave nuk është thjesht një akt vandal individual, është edhe një shenjë e qartë se institucionet e kane humbur rrugen dhe se ligji nuk funksionon. MMPT e quan paaftësi menaxhimin e institucioneve, komunikimi dhe bashkëpunimi ndërinstitucional në nivel lokal dhe shtetëror, përcjell Nistori.

    “Si pasojë e paftësive të tyre, nga materiet toksike si dhe tymi i përhapur nga djegja e mbeturinave ndikojnë jo vetëm në mjedisin tonë, por gjithashtu shkaktojnë pasoja të rënda për shëndetin e qytetarëve. Pamjet e sotme ku kërcënohen gazetarët dhe pengohen për ta kryer detyrën e tyre është një indikator se dicka e madhe fshihet nga bashkpunimi i komunave me kompanitë private që u është dhëne leja për menaxhimin e mbeturinave. Ky veprim është një tregues i vetëdijes së ulët kolektive dhe përgjegjësisë minimale ndaj mjedisit dhe njerëzve që jetojnë në këtë zonë. Djegja e mbeturinave është një dëshmi e qartë e mangësisë së vullnetit politik për të zgjidhur sfidën e trajtimit të mbeturinave në mënyrë të qëndrueshme”, shkruan MMPT.

    Nga MMPT shtojnë se, rasti djegies së deponisë pranë Volkovisë së Tetovës është vetëm një shembull konkret i kësaj dukurie. Qytetarët përballen me ndotjen dhe me pasojat e rënda për shëndetin e tyre, ndërsa institucionet nuk reagojnë!

    Andaj, urgjentisht kërkojnë nga Ministria e Ambinetit Jetësor dhe Planifikimt Hapësinor si dhe nga përfaqasuesit e Komunave të Rajonit të Pollogut, që njehere përgjithmonë të dalin me një zgjidhje konkrete për menaxhim të mbeturinave në këtë rajon. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Spasovski: Qytetarët do të mund të votojnë edhe me dokumenta të vjetra

    Lajmi i rradhës

    VDES PRIGOZHIN? Pse ende nuk po konfirmohet vdekja e Prigozhinit!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë