Vdesin dy persona gjatë pastrimit në minierën “Buçim” në Radovish

    Sot rreth orës 12:00, dy persona kanë gjetur vdekjen gjatë pastrimit të një silosi në minierën “Buçim” të Radovishit. Ata ishin anëtarë të grupit alpinist “Plloça” nga Radoviishi dhe ishin nënkontraktorë të angazhuar për pastrimin e silosit në këtë fabrikë. Nga miniera “Buçim” thonë se aksidenti ka ndodhur në njësinë e punës së flotacionit.

    Njoftimi i plotë i minierës “Buçim”:

    Viktimat janë nënkontraktorë nga Klubi i Alpinizmit “Plloça” -Radovish, të angazhuar në kryerjen e detyrave të punës, konkretisht, pastrimin e siloseve. Në vendin e aksidentit, personeli mjekësor i “Buçimit” menjëherë mori të gjitha masat e nevojshme për të ofruar ndihmën e parë dhe të lënduarit u dërguan në Qendrën Shëndetësore të ISHP – Radovish dhe më pas në Spitalin Klinik – Shtip, por mjekët nuk mund të bënin asgjë përveçse të konstatonin vdekjen e tyre.

    Shërbimet emergjente dhe shërbimet përgjegjëse aktualisht janë duke hetuar. “Buçim” po bashkëpunon plotësisht për të zbardhur të gjitha shkaqet që çuan në këtë tragjedi. Është formuar një komision për të vlerësuar shkakun e aksidentit në përputhje me të gjitha kërkesat ligjore. Rezultatet e hetimit do të shpallen sapo të jenë në dispozicion” thuhet në deklaratën zyrtare të minierës “Buçim”. /Alsat M/

    Lajmi Paraprak

    Qytetarët e RMV-së të përgatiten për shtrenjtimin e radhës së energjisë elektrike

    Lajmi i rradhës

    NATO: Aksioni në veri, operacion për zbatimin e ligjit në territorin e Kosovës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë