“Vendit i nevojitet një model i rritjes ekonomike rezistente ndaj krizave”

    Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski në fjalimin e tij në ditën e dytë të Forumit Ekonomiko-Financiar në Shkup tha se vendit i nevojitet një model i rritjes ekonomike rezistente ndaj krizave. Sipas tij nëse duam progres të qëndrueshëm, prioritet i parë është të ri mendojmë modelin e zhvillimit ekonomik, nëse ambicia jonë është jo vetëm të mbijetojmë, por edhe të përparojmë.

    “Disa nga këto politika do të jenë të dhimbshme, por në planin afatgjatë janë të nevojshme dhe të dobishme. Prandaj, është mirë të ndërtohet një model i rritjes ekonomike që do të jetë rezistent ndaj krizave. Pyetja kryesore është nëse do të ketë qetësi dhe normalizim të situatës apo do të duhet të mësojmë të funksionojmë në pasiguri. Krizat ekonomike, mjedisore, sociale dhe të sigurisë me të cilat përballet njerëzimi gjatë 20 viteve të fundit janë shtuar. Në të njëjtën kohë, trendet globale si dixhitalizimi, ndryshimet klimatike dhe pabarazia në rritje po ndryshojnë në mënyrë drastike rregullat sipas të cilave funksionojnë industria dhe tregu i punës”, deklaroi Stevo Pendarovski, president.

    Lajmi Paraprak

    Kosova në betimin dhe praktikën presidenciale të Vuçiqit

    Lajmi i rradhës

    Çfarë është Bayraktari?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë