“Vërejtjet e arsyeshme për Ligjin për arsimin e lartë do të pranohen, për ato problematike do të diskutohet”

    Vërejtjet e arsyeshme për Propozim-Ligjin për arsimin e lartë, i cili është publikuar në ENER, do të pranohen, ndërsa për ato problematike do të diskutohet. Ky është qëndrimi i ministres së Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.

    Sipas Janevskës, debati publik ende po vazhdon dhe do të përfundojë pas dy javësh.

    Në ndërkohë, universitetet deri atëherë duhet t’i dorëzojnë vërejtjet e tyre të integruara.

    Nga java e ardhshme, përfaqësues të ministrisë do t’i vizitojnë universitetet dhe do të bisedojnë me profesorët për ndryshimet e propozuara në Ligjin për arsimin e lartë.

    “Çdo gjë që e konsiderojmë të arsyeshme do të pranohet. Çdo gjë që vlerësojmë se mund të paraqesë problem, do të diskutohet”, tha Janevska.

    Shkurtimi i programeve studimore me tre deri në pesë studentë ka shkaktuar revoltë të madhe në opinion, për çka kanë reaguar ashpër studentë dhe profesorë.

    Reagime pati edhe për detyrimin që kuadri universitar, i cili ka aplikuar për zgjedhje në titull shkencor, deri në momentin e zgjedhjes të publikojë 3 deri në 4 punime shkencore në revista nga bazat e Web of Science ose Scopus.

    Ministrja tha se nuk ka shumë vërejtje për ndryshimet ligjore, por ka disa nene kontestuese të Ligjit për arsimin e lartë për të cilat do të debatohet.

    Pas përfundimit të debatit publik, do të miratohet versioni përfundimtar i Propozim-Ligjit për arsimin e lartë.

    Lajmi Paraprak

    “Problemi me pagën minimale mund të zgjidhet nëse ka lirim nga kontributet sociale”

    Lajmi i rradhës

    Gratë dhe trashëgimia: ligji thotë po, por tradita vazhdon të thotë jo edhe për të rinjtë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë