“Verifikimi është nëna e dijes, tre herë verifiko, një herë shpërndaje” – aksion gueril kundër dezinformatave në RMV

    Sot në Shkup është organizuar aksion gueril kundër lajmeve të rreme që dëmtojnë opinionin publik të Maqedonisë së Veriut. Aktivistët kanë vendosur në maketat e telefonave celularë, ekranet e të cilëve shfaqin disa dezinformata që vijnë kryesisht nga qarqet ruse.

    Lajmet e rreme shoqërohen me një fjalë të urtë popullore që nxisin për pandershmëri, mungesë etiko-morale dhe mesazhe që tregojnë për rrezikshmërinë e manipulimeve të opinionit publik.

    “Putin po e çliron Ukrainën nga fashizmi – Hapi sytë, nëse i mbyll, do të të gënjejnë!”

    “KANÇM është fshirë nga Kushtetua – Hapi sytë, nëse i mbyll, do të të gënjejnë!”

    “Vetëm për dy javë, kjo do t’ua ndryshojë jetën”

    “Me marrëveshjen e Prespës u shndërruam në maqedonas veriorë – gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, dhe bishtin e gjatë”

    “Po ndërtohen kampe në Maqedoni, që të vendosen qindra mijëra emigrantë– verifikimi është nëna e dijes, tre herë verifiko, një herë shpërndaj”

    “Vetëm për dy javë kjo do të ndryshojë jetën tuaj – çka do të kliloni, atë do korrni’!, ishin disa nga mesazhet e shpërndara.”

    Ndryshe vendet e Ballkanit Perëndimor dhe veçanërisht Maqedonia e Veriut kanë treguar rezultate të dobëta në betejën kundër lajmeve të rrejshme. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Marzhe të kufizuara në dyqane për dy javë të tjera, dhe më pas?

    Lajmi i rradhës

    AMIRI I VARFËR, ME VETËM NJË VAKT NË DITË, FITON VENDIN E TRETË NË MATEMATIKË

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë