Nuk është e vërtetë që ushtarët ukrainasë masovisht i kanë dorëzuar armët

    Ushtarë ukrainas në Kiev | Fotografia: Sergei Supinsky/AFP
    Ministria ruse e mbrojtjes tha se trupat ukrainase kanë dorëzuar armët, duke u thirrur në informacione të inteligjencës. Por një informacion i tillë mohohet nga verifikuesit e fakteve ukrainase. Lajmi për dorëzimin masiv të armëve nga trupat ukrainase është i rremë. Nuk ka një gjë të tillë, ushtria ukrainase vazhdon të kundërshtojë sulmet ruse

    Gjatë sulmit të Rusisë në Ukrainë, i cili filloi në orët e hershme të mëngjesit të 24 shkurtit 2022, mediat raportuan se trupat ukrainase po dorëzonin armët në masë dhe po tërhiqeshin nga pozicionet luftarake. Lajmin, për të cilin nuk ka asnjë konfirmim zyrtar, është publikuar nga disa portale maqedonase, duke cituar Moskën, e cila nga ana e saj ka marrë informacionin nga shërbimet e inteligjencës. Informacioni se ushtarët ukrainas i kanë dorëzuar armët në masë të madhe u mohua nga verifikuesit ukrainas të fakteve.

    Sipas informacioneve të inteligjencës ushtarake, trupat ukrainase po largohen masivisht nga fusha e betejës dhe po i hedhin armët. Është dhënë garanci e fortë se ata që do të dorëzojnë armët nuk do të sulmohen nga forcat ushtarake rusenjoftoi Mkdpress.

    Ushtarët ukrainas po largohen nga pozicionet e tyre përpara ofensivës ruse, pretendon Moska, duke këmbëngulur që forcat e saj të armatosura nuk sulmojnë qytete dhe nuk përbëjnë “asnjë kërcënim” për civilët. Deri më tani nuk ka asnjë provë për këtë pretendimtransmeton Mkd.mk.

    “Kumanovski Muabeti”, nga ana tjetër, iu referua ministrisë ruse të Mbrojtjes, e cila deklaroi se:

    Të dhënat e inteligjencës tregojnë se njësitë dhe ushtria e Forcave të Armatosura të Ukrainës po largohen masivisht nga pozicionet, duke lënë armët.

    Lajmin publikoi edhe portali Taratur, i cili gjithashtu, i është referuar Moskës.

    Siç përcjell Netpress, duke cituar një deklaratë të zëdhënësit të forcave të Republikës së vetëshpallur Popullore në Donetsk, Eduard Basurin, ushtritë ukrainase në lindje të vendit pësuan humbje pas mbërritjes së forcave ruse dhe kërkuan hapjen e korridoreve humanitare për t’u tërhequr nga fusha.

    Kundërshtari pëson humbje… Ata tashmë na kanë kontaktuar për të bërë një korridor humanitar për ta. Janë gati të dorëzojnë armët, të kalojnë në anën tonë dhe të mbijetojnë, deklaroi Basurin për televizionin publik rus “Россия 24”.

    Është e vërtetë që Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se trupat ukrainase kishin dorëzuar armët, duke cituar burime të inteligjencës.

    Të dhënat e inteligjencës tregojnë se disa njësi dhe ushtarë të Forcave të Armatosura të Ukrainës po largohen nga pozicionet e tyre, duke ulur armët. Pozicionet e njësive të Forcave të Armatosura të Ukrainës që kanë dorëzuar armët nuk janë objekt sulmitha zëdhënësi kryesor i Ministrisë së Mbrojtjes së Federatës Ruse, gjeneralmajor Igor Konashenkov.

    Lajme të tilla dhe të ngjashme janë shfaqur në disa media ruse, shkruan faqja ukrainase e fakteve, Stop Fake. Por, lajmet janë të rrejshme, vlerësojnë verifikuesit ukrainas të fakteve.

    Ushtria ukrainase, duke përdorur të drejtën e vetëmbrojtjes në përputhje me nenin 51 të Kartës së OKB-së, zmbraps përpjekjet e sulmuesve të Kremlinit për të kaluar kufirinshkruan Stop Fake.

    Sipas informacioneve operative të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, forcat e përbashkëta zmbrapsin forcat e armatosura të Federatës Ruse.

    Njësitë ushtarake në pozicionet e tyre. Armiku pëson humbje, thonë nga Shtabipërcjell Stop Fake.

    Portali shkruan gjithashtu se sipas informacioneve, në orën 11:00 të datës 24 shkurt, shtabi njoftoi se 4 tanke të sulmuesve rusë u dogjën në rrethrrotullimin e qytetit të Kharkovit, u shkatërruan 6 avionë të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse, si dhe rreth 50 sulmues rusë u shkatërruan në zonën Shçastia.

    Forcat e armatosura të Ukrainës kanë qenë në gatishmëri të plotë që nga ora 5 e mëngjesit – momenti kur presidenti rus Putin shpalli luftë – dhe kanë zmbrapsur sulmet ruse. Ushtria ukrainase ka pushtuar dhe po mban pozicione mbrojtëse, shkruan Stop Fake.

    Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, duke cituar komandën e Forcave të Bashkuara, njoftoi se në zonën e operacionit të Forcave të Bashkuara më 24 shkurt, ushtria ukrainase rrëzoi 5 avionë dhe 2 helikopterë të okupatorit, ndërsa shkatërruan 2 tanke dhe disa kamionë ushtarakë rusë. Në lidhje me këtë, si dhe informacione të tjera të fundit në lidhje me ushtrinë ukrainase, mund të lexohen në ueb-faqen ukrainase për kontrollin e fakteve “Voks Ukraina

    Nga të gjitha më sipër, mund të konkludohet se lajmi për dorëzimin masiv të armëve nga ushtarët ukrainas është i rremë. Nuk kishte një gjë të tillë dhe ushtria ukrainase vazhdon të kundërshtojë sulmet ruse.

    Detyra e gazetarit është të publikojë informacione të sakta dhe të verifikuara. Nëse informacioni nuk mund të konfirmohet, ose bëhet fjalë për supozim, gjegjësisht spekulim, duhet thënë dhe publikuar. Saktësia e informacionit duhet të kontrollohet sa më shumë, sipas Kodit të Gazetarëve.

    Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari.

    Lajmi Paraprak

    Kundërspin: Jakimovski spinon kur thotë se lufta mes Rusisë dhe Ukrainës po ndodh për shkak të presidentit ukrainas „komedian”

    Lajmi i rradhës

    Lukarevska: Nuk është patriotike dhe nuk është humane të kërkosh zgjedhje në situatë të këtillë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë