Veturat në Maqedoninë e Veriut harxhojnë më shumë se në BE

    Automjetet muajin e fundit vizitojnë më shpesh pikat e karburanteve. Madje disa prej shoferëve thonë se i kanë bërë shokë punonjësit. Kjo që duhet të mbushin më shpesh rezervuarët e makinave, nuk do të thotë se bëjnë më shumë kilometra. Ankesa të tilla nga qytetarët ka pafund, të cilët dyshojnë në cilësinë e naftës, benzinës dhe gazit. Ata thonë se makinat me 50 litra derivate nëse kanë bërë 800 km, tani bëjnë 600 km.

    “Më herët kam qenë në Evropë, tani nuk e di si është por mendoj se ata më tepër reagojnë kurse ne jemi mësuar të mbyllim gojën dhe të vazhdojmë ashtu si na ditojnë të tjerët.”

    “A keni dyshime në cilësinë e naftës? Po, normal po! Sa ju harxhon më tepër muajin e fundit? Më thënë 60-70% më tepër harxhon më shumë! Përse po ndodh kjo? Po dyshojmë në cilësinë e derivateve.”

    “Dallim i madh është shumë sepse këtu nuk është nafta kualitet këtu edhe në sasi nuk është tamam litri. Gjithë ditën në timon jemi dhe shpenzimi është më i madh, turmat në trafik e bëjnë të vetën kohëve të fundit, problem kemi por askush s’të pyet.”

    “Kohëve të fundit katastrofë. Përse? Çmimet! Përveç çmimeve, a e keni vërejtur se makina ju shpenzon më tepër? Po normale se nuk ka kualitet, nuk e ka atë cilësi që duhet. Këtu s’kemi asgjë kualitet jo vetëm naftën. Këtu te ne vjen ajo që nuk duhet të përdoret në botë, e sjellin te na.”

    Për tu dhënë përgjigje dilemave të vozitësve, vizituam laboratorin shtetëror të derivateve në Shkup. Nga Byroja e Metrologjisë thonë se këtu testohet cilësia e naftës, benzinës dhe së fundmi e mazutit, por nga ekzistimi i tyre theksojnë se nuk kanë evidentuar asnjë shkelje nga tregtarët e hidrokarbureve në vend.

    “Kjo është njëra nga mostrat e derivateve e sjell nga pompat e benzinës direkt në Byronë e Metrologjisë për të vërtetuar cilësinë ligjore. Sipas autoriteteve kjo i përmbushë të paktën e atij standardi që kërkohet në tregun Evropian, por që është larg atij kualiteti që e njohim në gjithë botën”.

    Nga Byroja Metrologjisë pranojnë se cilësia e derivateve është në kufijtë minimal të përshkruar me ligj, duke sqaruar se tregtarëve u mbetët të shtojnë cilësinë e oktanëve tek benzina dhe në cetanit tek dizeli.

    Bianka nga ky organ i Ministrisë së Ekonomisë tha se muajin e fundit kanë shtuar daljet në terren me Kërkesë të Inspektoratit të Tregut. Tani ata dalin 2 herë në javë për të marr 2 mostra, por nuk sqarojnë përse karburantet në vend harxhohen më shpejtë kohëve të fundit duke bërë gjithnjë e më pak rrugë.

    “Po, rëndomë ajo pyetje vjen nga konsumatorët. Cilësia e derivateve varijon nga prodhuesi tek prodhuesi ne e kemi por detyrë të verifikojmë kushtet minimale për cilësi. A i përmbush standardet! Gjithçka që shkon në cilësi më të lartë është më mirë për konsumatorët andaj kemi tregtarë të ndryshëm në botë”, u shpreh Bianka Mangutova-Stoilkovska, Byroja e Metrologjisë.

    Ankesa të shumta ka edhe nga Shoqatat e transportuesve të mallrave dhe të njerëzve në ven, duke thënë se nga një rezervuar prej 400 litrash në përpjesëtim me kilometrat u del se kanë harxhuar mbi 10% më tepër derivate. Sipas rregullores së cilësisë së hidrokarbureve në RMV, benzina duhet të ketë së paku 95 oktan dhe dizeli së paku 51 cetan. Ndërkaq, shteti fare nuk e bën analizimin e cilësisë së gazit.

    Lajmi Paraprak

    Maqedoni, sektori automobilistik në krizë

    Lajmi i rradhës

    Ia mbajtën peng djalin 17-vjeçar! Kërçovari ka 4 vite që kërkon drejtësi, Prokuroria pa vendim për rrëmbyesin

    Lajme tjera

    TË RINJ PA PUNË!

    Turizmi, që këtë vit preku shifra rekord, zhvilloi ekonominë, por pavarësisht kësaj, shumë të rinj janë ende pa…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë