Video e një zjarri në spital po përhapet me thirrjen “Lutuni për Tetovën”, por është nga viti i kaluar në Indi

    Në rrjetin social Tik Tok u shfaq një video, e cila publikua një ditë pasi shpërtheu zjarri në spitalin modular në Tetovë, dhe në të cilën shkruhet “Lutuni për Tetovën”. Edhe pse jo në mënyrë eksplicite në video thuhet se është nga zjarri në Tetovë në të cilin vdiqën 14 qytetarë, megjithatë, duke gjykuar nga komentet e lëna nën video, është e qartë se u fitua një përshtypje e tillë nga shumë përdorues të rrjetit social. Videoja u shpërnda përmes mesazheve private në Facebook mes përdoruesve të këtij rrjeti social, raporton Vërtetëmatësi.

    Por kjo video nuk është nga Tetova dhe nuk është nga spitali modular që u dogj. Ngjarja tashmë është regjistruar nga mediat e huaja me 10 shtator të viti 2020.

    Mediumi britanik Metro publikoi një video nga një kamerë sigurie në një spital në Indi. Sipas mediave, bëhet fjalë për një zjarr në qytetin perëndimor indian Vadodara, i cili ndodhi më 8 shtator të vitit 2020. Kjo datë, në videon e shpërndarë në Tik Tok, është fshirë, gjegjësisht është mbuluar me një sfond të zi ku shkruhet “Lutuni për Tetovën”. Rastësisht, zjarri në Indi ndodhi më 8 shtator, ashtu si ai në Teovë, por një vit më parë! Ora e videos tregon se ka ndodhur në 21:45, gjë që nuk pason me rastin në spitalin e Tetovës, ku zjarri u raportua në shërbimet zjarrfikëse në orën 21:02, dhe u lokalizua në gjysmë ore, ndërsa u likuidua plotësisht në ora 21:45.

    Zjarri në Indi u lokalizua pa viktima dhe ishte shkaktuar nga një makinë për frymëmarrje në njësinë e kujdesit intensiv. Tridhjetë e pesë njerëz u evakuuan në kohë nga ky spital në të cilin është regjistruar shkalla më e lartë e të hopsitalizuarve me Kovid në Indi.

    Vlerësojmë se nuk është e vërtetë që zjarri i paraqitur në videon e shpërndarë është nga spitali modular i Tetovës. Zjarri shpërtheu në Indi vitin e kaluar. Në rastin në fjalë nuk pati viktima, u lokalizua shpejt, dhe të gjithë pacientët u evakuuan në kohë.

    Lajmi Paraprak

    Ata nuk ishin 14!

    Lajmi i rradhës

    Shqipëria katërfishon PBB, Maqedonia rritje për 1.6 herë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë