Vijojnë deklaratat përmbyllëse në Hagë, mbojtja e Selimit kundërshton pretendimet për rol drejtues në polici

    Në Gjykatën Speciale në Hagë po zhvillohet dita e pestë e deklaratave përmbyllëse në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ku sot fjalën e kanë avokatët e Krasniqit dhe Selimit.

    Avokati i Selimit, Eric Tully, deklaroi se Prokuroria nuk ka arritur të provojë pretendimet se klienti i tij ka pasur kontroll mbi një strukturë të ashtuquajtur “Polici të UÇK-së”, duke theksuar se një forcë e tillë nuk ka ekzistuar dhe se përgjegjësia ka qenë te komandantët e zonave.

    Prokuroria ka kërkuar nga 45 vjet burgim për secilin prej të akuzuarve për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza që ata i kanë hedhur poshtë duke u deklaruar të pafajshëm. Pas përfundimit të deklaratave përmbyllëse, çështja do t’i kalojë trupit gjykues, i cili pritet të marrë vendim brenda tre muajve.

    Lajmi Paraprak

    Prokuroria Themelore Publike formoi lëndë për ndotjen e ujit në Strugë

    Lajmi i rradhës

    Rubio: Bota ndodhet në një moment definues

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë