Viti 2023 nuk filloi mbarë për një tetovar, kafshohet nga qeni endacak

    Dje në SPB Tetovë është raportuar një rast ku është kafshuar një ri nga një qen endacak në Tetovë. Nuk dihet nëse i riu nga Bellovishti i Tetovës ka plagë të mëdha, njofton Nistori.

    “Njëzet e pesë vjeçari N.Gj. nga Bellovishti i Tetovës, dje (04-janar) në ora 19:00 në SPB-Tetovë ka raportuar se është kafshuar nga një qen endacak në rrugën “120” në Tetovë.” – kumtojnë nga SPB Tetovë.

    Në dhjetor të 2022, Komuna e Tetovës shpalli thirrje publike për zgjedhjen e anëtarëve të jashtëm të Komisionit për veprim sipas kërkesave për kompensim të dëmit të shkaktuar nga kafshimi i qenve endacakë ndaj qytetarëve në territorin e kësaj komune. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Në RMV çmimet e shërbimeve hotelerike janë rritur për 17 për qind brenda një viti

    Lajmi i rradhës

    NATO: Aktualisht kemi prezencë të mjaftueshme në Kosovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë