VLEN: Shoferi i Sadulla Durakut është kapur duke i mbushur kutitë e votimit

    Kutia e votimit. Një qytetar i RMV duke votuar / Fotografia: Nistori

    Orhan Murtezani nga VLEN, sot në një deklaratë për media, foli nbë lidhje me dyshimet për keqpërdorime në vendvotimin 1112/1 në Likovë.

    Ai në këtë paraqitje, tha se shoferi i Sadulla Durakut, është kapur duke i mbushur kutitë e votimit.

    “Jemi këtu për ta denoncuar vjedhjen e votave, mbushjen masovike në trenin bullgar në Komunën e Likovës, më saktësisht në vendvotimin 1112/1. Personi Aleksan Rahmani, shofer i Sadulla Durakut dhe krahu i djathtë i tij është kapur duke i mbushur kutitë e votimit”, thanë nga VLEN./ Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Arrestohen pesë persona, fotografuan fletëvotimet

    Lajmi i rradhës

    Çka ndodhi në vendvotimin 1112/1 në Likovë?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë