ShBA: Shkupi dhe Tirana të mos ndahen në rrugën drejt BE-së

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës i bëjnë thirrje Bashkimit Evropian të caktojë datë për fillimin e negociatave për të dy vendet, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, pa i ndarë ato. Këtë për Zërin e Amerikës e ka deklaruar zëdhënësi i departamentit amerikan të shtetit.

    “Edhe Shqipëria, edhe Maqedonia e Veriut kanë sjell vendime të vështira, reforma thelbësore dhe të dyja meritojnë të ecin përpara në rrugën e tyre drejt BE-së”, thanë nga Departamenti Amerikan i Shtetit

    Ky qëndrim i SHBA-së vjen dy ditë pasi qeveria e përkohshme në Bullgari deklaroi se Shqipëria është e gatshme për fillimin e negociatave të anëtarësimit me BE-në, por jo edhe Maqedonia e Veriut. Edhe autoritetet e BE-së nuk kanë qenë dakord me ndarjen e Shkupit dhe Tiranës por kanë kërkuar trajtimin e tyre në pako.

    Ndërkohë, Franca e cila merr presidencën e BE-së nga 1 janari për gjashtë muajt e ardhshëm njoftoi angazhim më të madh për përparimin e Ballkanit Perëndimor. Këtë e bëri të ditur Presidenti francez Emanuel Makron gjatë prezantimit të prioriteteve të presidencës franceze.

    “Historia përsëritet ndaj sot kemi një përgjegjësi të veçantë ndaj Ballkanit Perëndimor. Atje duhet të zbatojmë politikën e angazhimit të ri, por edhe investime në mënyrë që të favorizojmë integrimin ekonomik të rajonit, ndihmojmë shkëmbimin e njerëzve, zgjidhim çështjet e pakicave dhe të luftojmë kundër ndikimeve dhe manipulimeve që janë pasojë e angazhimit të fuqive që përmes Ballkanit duan ta destabilizojnë Evropën”, tha Emanuel Makron, President i Francës. /EuronewsAlbania/

    Lajmi Paraprak

    Nuk votohet propozim-vendimi që NPK Tetovë të menaxhojë mirëmbajtjen dimërore të rrugëve në Tetovë

    Lajmi i rradhës

    Pijet energjike që mund t’i bësh lehtë në shtëpi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë