VMRO-DPMNE akuzon MASh-in se ka shpenzuar gjysmë milionë euro për materiale mësimore

    VMRO-DPMNE ka akuzuar Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASh) se ka shpenzuar gjysmë milionë euro për materiale për mësim. Këto të fundit përkohësisht do të shfrytëzohen nga nxënësit e arsimit fillor që tashmë po zbatojnë konceptin e ri mësimor. Zëdhënësja e kësaj partie, Miteva tha se dikasteri i Arsimit duhet të japë llogari se kush i ka miratuar këto materiale, kush e ka përcaktuar këtë çmim të lart dhe kush përfiton nga botimi i këtyre materialeve.

    “Janë paguar gjysmë milioni euro për të ashtuquajturat materiale të cilët do të shërbejnë një herë. Mbulohet mos aftësia e Qeverisë për të siguruar tekstet shkollore në kohë dhe krijohet hapësira për përfitime individuale. Ky është edhe një tjetër skandal i madh në sistemin arsimor ku pushteti kriminal i LSDM-së po bën para, ndërsa po bëhet kolapsi total i sistemit dhe institucioneve. Publiku pret përgjigje – kush përfitoi 530,000 € për materialet e përkohshme mësimore?”, deklaroi Marija Miteva, VMRO DPMNE. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Nxënësit e shkollave të mesme, me nevoja të veçanta, në pritje të Ligjit për të marrë asistentë arsimorë

    Lajmi i rradhës

    Qeveria: Qytetarët të qetësohen, ngrohje qendrore do të ketë pandërprerë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë