VMRO-DPMNE akuzon: Pushteti ka qëndrime kontradiktore në lidhje me negociatat me Bullgarinë

    Nga VMRO-DPMNE akuzojnë se pushteti del me qëndrime kontradiktore në lidhje me negociatat me Bullgarinë, Një gjë tjetër thotë ministri për Çështje Evropiane, Mariçiq dhe një gjë tjetër thotë ministri i Jashtëm Osmani.

    “Për marrëdhëniet me Bullgarinë, njëri thotë se nuk do të donim të diskutonim dhe të caktonim afate, ndërsa tjetri thotë se të gjitha çështjet duhet të ndërlidhen në një orar, brenda një pakete të rënë dakord”.

    Diplomacia, brenda dhe jashtë vendit, të jep përshtypjen se funksionon si një orkestër pa strategji dhe plan, ndaj nuk është çudi që jemi në një rrëmujë të tillë”, akuzojnë nga VMRO-DPMNE.

    Nga VMRO-DPMNE gjithashtu pyesin a ka afate kohore për zgjidhjen e çështjes me Bullgarinë.

    Lajmi Paraprak

    Përfitimet e të shikuarit një ndeshje futbolli

    Lajmi i rradhës

    Në Shkup rikthehen autobusët ndotës, të prodhuar rreth 50 vite më parë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë