VMRO-DPMNE-ja opozitare ka akuzuar Qeverinë për keqmenaxhim të pandemisë. Nga kjo parti akuzojnë ministren e Arsimit Milla Carovska për mungesë të mjeteve për nxënësit gjatë pandemisë. Nga VMRO-ja thonë se ministri Venko Filipçe nuk k arritur të përgatis sistemin shëndetësorë në asnjë prej valëve të pandemisë.
“Milla Carovska ka dështuar tërësisht në organizimin e procesit të mësimit. Nuk ka libra për të gjithë, ndërsa ato libra që janë shpërndarë janë të dëmtuar. Në shkolla nuk ka pajisje për dezinfektim, fëmijët detyrohen të marrin nga shtëpia. Ka dështuar edhe kreu i komunës së Shkupit, Petre Shilegov, autobusët janë të stërmbushur. Venko Filipçe nuk ka arritur të organizojë sistemin shëndetësorë në asnjë nga tre valët e mëparshme, por edhe n[ valën e katërt”, thuhet mes tjerash në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.
Nga LSDM-ja i kanë bërë thirrje liderit të VMRO-DPMNE-së opozitare që të del dhe të bëj thirrje që qytetarët të vaksinohen. Nga kjo prati shprehin dyshimet e tyre në lidhje me deklaratat e Mickoskit për vaksinimin e tij.
Në lidhje me: VMRO-DPMNE: Qeveria nuk ka plan për luftë kundër koronës
“Në vend që të shesë populizëm, Mickoski duhet të dalë para qytetarëve dhe t’u bëj thirrje qartë që të vaksinohen dhe të respektojnë masat, në interes të shëndetit të tyre dhe në interes kolektiv. Në fillim të gushtit, Mickoski njoftoi në faqen e tij në Facebook se ai tashmë ishte vaksinuar. Por disa ditë më parë, ai tha publikisht në televizion se ishte vaksinuar një ditë më parë. Sepse ai ndjehej “i kufizuar” dhe nuk mund të shkonte në kafene. Pyetja është tani kur u vaksinua Mickoski, në fillim të gushtit apo të martën, me 31 gusht? Me sa duket, shteti me masa e bindi anti-vakserin Mickoski të vaksinohej”, thuhet në reagimin e LSDM-së.