Simovski: Rezultatet nga regjistrimi, brenda katër muajve

    Kreu i Entit Shtetërore për Statistika, Apostoll Simovski në një intervistë për Agjencinë Shtetëtore të Lajmeve tha se gjithçka është gati për nisjen e regjistrimit të popullsisë dhe amvisërive. Simovski tha se regjistruesit do të respektojnë masat anti-Covid dhe se Enti për Statistika pritet të jep rezultatet përfundimtare të operacionit statistikor brenda katër muajve.

    “Sipas Ligjit për Regjistrimin, Enti është i detyruar të publikojë të dhënat 6 muaj pas përfundimit të aktiviteteve në terren, por besojmë se do të jemi në gjendje të përfundojmë përpunimin shumë më herët dhe deri në fund të vitit, jo më vonë se në janar të vitit 2022, të publikojmë të dhënat. Për dallim nga e kaluara, kur kishim fillimin, pastaj kishte proces të gjatë të futjes së të dhënave, me këtë proces tani do të publikohen vetëm të dhënat përfundimtare”, pohoi mes tjerash Simovski.

    Lajmi Paraprak

    VMRO-DPMNE akuzon qeverinë për keqmenaxhim të pandemisë | LSDM pyet Mickoskin se kur ishte vaksinuar ai

    Lajmi i rradhës

    27-at

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë