“VMRO-DPMNE duhet t’i respektojë kandidatët e pavarur të cilët i ka mbështetur në zgjedhje”

    Kryetari i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski, i tha VMRO-DPMNE-së se duhet t’i respektojë kandidatët e pavarur pas të cilëve i ka mbështetur më herët në zgjedhje.

    Kryetari i GROM-it, i cili më herët e prishi koalicionin me VMRO-DPMNE-në, aludoi për përshkallëzimin e marrëdhënieve të këqija mes kryetares së qytetit të Shkupit, Danella Arsovska dhe drejtorëve të ndërmarrjeve të Shkupit.

    “Përsëri në NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimet” është vendosur një njeri i VMRO-DPMNE-së dhe askujt asgjë. Sikur mezi e prisnin sherrin me kryetaren. E njëjta gjë më herët u ka ndodhur edhe me Trifun Kostovskin. Ka ndodhur edhe me Risto Penovin. Duhet t’i respektoni ata persona”, tha Jakimovski.

    Ai thotë se është e papranueshme që papritmas të punësohen qindra punëtorë të rinj në ndërmarrjet komunale dhe tha se ka bashkëpunim të mirë me qeverinë qendrore.Reklama

    Ai përmendi se me drejtoreshën aktuale të DAP-it, Sanja Lukarevska, është pajtuar që të zhbllokohet llogaria e Komunës së Karposhit dhe të paguajë borxhin me këste.

    Lajmi Paraprak

    Ende jashtë funksionit web-faqja e MASh-it

    Lajmi i rradhës

    Maqedonia ka çmimin më të lartë të bukës, krahasuar me vendet e Europës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë