VMRO-DPMNE-ja publikon kandidat për zgjedhjet lokalet

    VMRO-DPMNE ka zyrtarizuar edhe 19 kandidaturat për kryetar komunash për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Ndër to, atë të Toni Mihajllovskit për Kumanovën, Aleksandar Stojllkovskin për Komunën e Gjorçe Petrovit, Darko Kostovskin për Butelin, ndërsa për komunën e Ohrit, kandidat do të jetë deputeti aktual Kirill Pecakov. Nënkryetari i partisë, Vllado Misajllovsi, deklaroi se kandidatura e VMRO-DPMNE-së janë kryesisht figura të reja dhe të pa komprometuara.

     “Këto janë kandidatët të cilët do ta krijojnë gjeneratën e re të njerëzve të cilët do të veprojnë në skenën politike dhe do të krijojnë zhvillim të shoqërisë në vendin tonë. Qëllimi ynë është të shkojmë në fitore, ti zgjidhim problemet dhe të punojmë për zhvillimin e Republikës së Maqedonisë. Zgjidhja është mes kuadrove të komprometuara të pushtetit dhe njerëzve të rinj, të cilët bartin freski dhe kompetenca për hapa të mëdha para për të gjithë njerëzit në Maqedoni.”- deklaroi Vllado Misajllovsi, VMRO-DPMNE.

    Nga opozita maqedonase, javën e kaluara zyrtarizuan edhe 26 kandidatura të tjera, ndërsa për kandidaturën për qytetin e Shkupit, thonë se bëjnë procedurat përfundimtare për të zgjedhur kandidatin e duhur. Por sipas LSDM-së edhe kandidaturat e sotme të opozitës nuk shfaqin risi, pasi shumica e tyre janë ish-funksionar.

     “Gjithsesi shohim se VMRO-DPMNE vuan me kandidaturat, por ajo që është interesante është se i prezantojnë si të rinj dhe të freskët, ata të cilët kanë pasur funksione shtetërore dhe lokale në kohën e regjimit, në kohën e Nikolla Gruevskit dhe këtë e konfirmon fakti se VMRO-DPMNE nuk punë në asnjë lloj koncepti të quajtur “Maqedonia për të gjithë njerëzit”, por këto janë të gjithë njerëzit e Gruevskit”.- pohoi Bogdanka Kuzevska, LSDM.

    Përveç LSDM-së e cila tashmë ka bërë zyrtare shumicën e kandidaturave edhe BDI i kanë shpalosur të gjitha. Ndërsa nga opozita shqiptare i kanë zyrtarizuar vetëm 4 kandidaturat e kryetarëve aktual në komunat që udhëheq Aleanca për Shqiptarët, si dhe kandidaturën e doktor Bekim Pocestës për Dibrën. Nga ASH thonë se së shpejti do të bëhet zyrtare edhe kandidatura e Nazim Taipit i cili vjen nga diaspora si kandidat për komunë e Tearcës. Ndërsa nga Lëvizja Besa kanë publikuar vetëm katër kandidatura dhe atë, për Tetovën kryetari i partisë Bilall Kasami, për Gostivarit deputeti Fadil Zendeli, për Tearcën nënkryetari Abdush Demiri dhe për Zhelinën kryetari aktual Blerim Sejdiu. Nga Besa thonë se kandidaturat do t’i zyrtarizojnë në Kongresin e partisë që duhet të mbet në fillim të shtatorit./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    9 vendet që mbartin infeksione për fëmijët në shtëpi dhe çfarë duhet të bëni për këtë

    Lajmi i rradhës

    Problemi me letërnjoftimet, në rrugë pa krye

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë