VMRO-DPMNE kërkon dorëheqjen e Kovaçevskit

    VMRO-DPMNE kërkoi dorëheqjen dhe përcaktimin e aftësisë së kryeministrit Dimitar Kovaçevski. Me këtë, siç tha deputeti i kësaj parti, Dragan Kovaçki, do të konstatohet nëse ka gënjyer apo është vërtet i paaftë përgjithmonë.

    “Maqedonia udhëhiqet nga një kryeministër  i paaftë ose një kryeministër që ka gënjyer dhe ka dorëzuar një dokument për të shmangur detyrimin ligjor për të shërbyer në armatë. Paaftësia e përhershme është një gjendje që vetëm mund të përkeqësohet, jo të përmirësohet. Nëse do të mund të korrigjohej gjendja e dezertorit Kovaçevski, atëherë diagnoza do të ishte i paaftë përkohësisht, e jo i paaftë përgjithmonë siç thuhet”, deklaroi Kovaçki.

    Sipas VMRO-DPMNE-së kryeministri është i detyruar të japë dorëheqje menjëherë, pasi me paaftësi të përhershme njeriu nuk mund t’i kryejë detyrat e punës gjatë ditës pa ndërprerje dhe duhet t’i nënshtrohet pushimeve, të cilat mund të jenë më të gjata.

    Poashtu nga partia e Mickoskit theksojnë se duhet së paku t’i kërkojë falje popullit maqedonas, sepse ai u bë kryeministër duke qenë i paaftë përgjithmonë dhe kur shteti e kërkonte dhe kishte nevojë për të.

    Lajmi Paraprak

    “Korniza e re” e dialogut, Kurti thotë se nuk i komenton dokumentet pa autor

    Lajmi i rradhës

    “Procesi i skriningut po zhvillohet pozitivisht”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë