VMRO-DPMNE: Osmani foli shqip me ministrin spanjoll, kërkojmë dorëheqjen e tij

    Foto editimi: Nistori

    Në takimin zyrtar me Shefin e diplomacisë spanjolle, Ministri i Jashtëm Bujar Osmani ka përdorur vetëm gjuhën shqipe edhe pse dihet se cila gjuhë është zyrtare për përdorim ndërkombëtar.

    Nga VMRO-DPMNE thonë se me këtë shkelet Kushtetuta dhe Marrëveshja Kornizë. Opozita kërkon përgjegjësi dhe dorëheqje nga Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani.

    “Kërkojmë përgjegjësi penale për Osmanin, organet kompetente menjëherë të ngritin procedurë dhe përfundimisht në Maqedoni të ngrihet procedurë adekuate për vepra që cenojnë imazhin e vendit. Osmani të dorëhiqet nga pozita Ministër i Jashtëm dhe është më e pakta që mund ta bëjë pas këtij veprimi joshtetërore dhe nënçmues për qytetarët e Maqedonisë” tha Marija Miteva, zëdhënëse e VMRO-DPMNE-së.

    Nga atje thonë se Qeveria LSDM-BDI dhe Bujar Osmani si Ministër i Jashtëm, shkelin vlerat kombëtare, duke i bërë thirrje Osmanit të nis ta respektojë vendin dhe në komunikimet ndërkombëtare të prononcohet në gjuhën zyrtare maqedonase.

    Akuzat e VMRO-DPMNE-së kanë të bëjnë për pres-konferencën e përbashkët gjatë vizitës njëditore të Ministrit të Jashtëm të Spanjës, Hoze Manuel Albarez, të premten më 14 prill në Shkup, ku u nënshkrua edhe memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet RMV-së dhe Spanjës për zhvillimin e bashkëpunimit në procesin e anëtarësimit të vendit në BE.

    Lajmi Paraprak

    Hoxhë Kalaja sqaron ndalesën për hyrje në RMV: Ky shtet nuk është i sinqertë me shqiptarët (Video)

    Lajmi i rradhës

    MASAKRA E POLEKUT | Kurti: Nuk ka mjaftuar vrasja, por ka pasuar edhe djegia e kufomave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë