VMRO-DPMNE, partia me më shumë fitore tek elektorati maqedonas

    Ljubço Georgievski ka qenë kryetari i VMRO-DPMNE që nga themelimi i tij deri në vitin 2003. Në Kongresin e partisë në maj 2003, Georgievski dha dorëheqjen dhe në vend të tij u zgjodh Nikolla Gruevski. Gruevski udhëhoqi partinë deri në dhjetor 2017, kur dha dorëheqjen nga kreu i partisë. Në Kongresin e 16-të të jashtëzakonshëm, të mbajtur në dhjetor 2017, kryetar i partisë u zgjodh Hristijan Mickovski

    VMRO-DPMNE është parti që e deklarohet si një parti popullore në të djathtë të qendrës, me një proveniencë ideologjike demokristiane. Që nga pavarësia, VMRO-DPMNE ka qenë një nga dy partitë më të mëdha të vendit. Ajo garoi pothuajse në të gjitha zgjedhjet parlamentare dhe lokale, me përjashtim të zgjedhjeve parlamentare të 1994, kur bojkotoi rrethin e dytë. Në zgjedhjet e treta parlamentare të mbajtura në 1998 me 49 vende në një koalicion me Alternativën Demokratike, e cila fitoi 13 vende, dhe PPDSH-PDP (më vonë PDSH) me 11, dhe disa parti të tjera të vogla, VMRO-DPMNE formoi një qeveri për herë të parë. VMRO-DPMNE mbeti në pushtet deri në 2002, por gjatë konfliktit maj-nëntor 2001, u formua një qeveri e gjerë koalicioni, e cila përfshinte ministrat e LSDM-së dhe PLD-së.

    Në 2002, VMRO-DPMNE, së bashku me partnerët e koalicionit fituan 33 vende parlamentare, humbi zgjedhjet dhe funksionuan si opozitë deri në 2006, shkruan gazeta Koha.

    Në vitin 2006, së bashku me koalicionin “Për Maqedoni më të mirë”, ajo fitoi përsëri zgjedhjet parlamentare, duke fituar gjithsej 45 vende dhe duke formuar një qeveri. Në këto zgjedhje, partia performoi për herë të parë me një program specifik dhe afate specifike, që ishte një risi në garat zgjedhore.

    Që atëherë, VMRO-DPMNE ka fituar katër cikle zgjedhore të njëpasnjëshme në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2008, 2011, 2014 dhe 2016. Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2008, së bashku me koalicionin “Për Maqedoni më të mirë”, fituan rekord 63 vende.

    Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2011, së bashku me koalicionin, partia fitoi gjithsej 56 vende. Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në 2014, VMRO-DPMNE kishte 52 deputetë në Parlament, dhe së bashku me partnerët e koalicionit kishte 61 deputetë nga gjithsej 123 vende në Parlament. Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vitin 2016, VMRO-DPMNE fitoi 51 vende.

    Përkundër faktit se VMRO-DPMNE fitoi numrin më të madh të deputetëve, dhe kështu kryetarit të partisë Nikolla Gruevski iu dha mandati për të formuar një qeveri nga Presidenti Ivanov, partia nuk arriti të mbledhë shumicën e kërkuar prej 61 deputetëve brenda afatit të caktuar, duke dështuar kështu për të formuar një qeveri. Mandati për të formuar Qeverinë iu dha atëherë Presidentit të LSDM-së, Zoran Zaev, si partia që fitoi 49 vende në zgjedhje. Qeveria e Zoran Zaev u zgjodh në maj 2017, me 62 vota pro, raporton Koha.

    Ndryshe, Ljubço Georgievski ka qenë kryetari i VMRO-DPMNE që nga themelimi i tij deri në vitin 2003. Në Kongresin e partisë në maj 2003, Georgievski dha dorëheqjen dhe në vend të tij u zgjodh Nikolla Gruevski.

    Gruevski udhëhoqi partinë deri në dhjetor 2017, kur dha dorëheqjen nga kreu i partisë. Në Kongresin e 16-të të jashtëzakonshëm, të mbajtur në dhjetor 2017, kryetar i partisë u zgjodh Hristijan Mickovski.

    Lajmi Paraprak

    Mjekët specializantë: shteti po na detyron ta braktisim vendin

    Lajmi i rradhës

    Për një vit në Maqedoninë e Veriut u është vënë çelësi 14-të shkollave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë