VMRO-DPMNE: Për politikat kadrovike të qytetit të Shkupit vendos Arsovska

    VMRO-DPMNE-ja u distancua nga pretendimet e ASH-AAA për një marrëveshje parazgjedhore të arritur mes këtyre subjekteve politike para zgjedhjeve lokale.

    Naum Stoillkovski, nga partia opozitare maqedonase, tha se ASH dhe Alternativa i janë përgjigjur thirrjes që VMRO-ja, u ka bërë qytetarëve mendjehapur të mbështesin kandidaten e pavarur.

    Në pyetjen se a do të marrin ASH-AAA ndonjë drejtori në këmbim të mbështetjes ndaj Arsovskës, Naumovski “ ngriti duart” duke thënë se për politikat kadrovike të Qytetit të Shkupit nuk vendos VMRO-ja, por Danella Arsovska.

    “Po ka koalicion mes VMRO-DPMNE-së dhe Aleancës për Shqiptarët. Po, bashkë kanë vepruar më Alternativën, të gjithë e mbështetën Danella Arsovskën si kandidate të pavarur për Qytetin e Shkupit. Në lidhje me politikat kadrovikë, pyetjet drejtojini tek Danella Arsovska, në Qytetin e Shkupit. Ajo që unë personalisht konsideroj se është me rëndësi, është në vendet e duhura të vendosen personat e duhur dhe jo njerëz me biografi të rreme”, deklaroi Naum Stoilkovski- VMRO-DPMNE.

    Por tjetër qëndrim kishte dy javë më parë kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristjan Mickoski, i cili pranoi se më ASH-Alternativën para zgjedhjeve lokale kishin shtrënguar duart në shenjë marrëveshjeje.

    “Që ta kemi më të qartë z. Mickovski, Alternativës a do t’i jepni drejtori në Qytetin e Shkupit? Apo veçse janë ndarë drejtoritë për Aleancën për Shqiptarët, duke përjashtuar Alternativën?

    “Parimisht kemi biseduar për atë se kush do të jetë kryetar i Këshillit dhe nënkryetare. Po, dhe tani të gjithë që janë pjesë e asaj marrëveshje, të ulemi në tavolinë dhe të dakordohemi se si do të funksionojmë më tej, por do të them parimisht të flasim më shumë për cilësi, ndërsa mendoj se shumë shpejt do të dakordohemi”, tha Hristjan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

    Nga Alternativa sot për Alsat thanë se marrëveshje ka pasur dhe presin që e njëjta të respektohet nga të gjitha palët. Sipas tyre, më rëndësi është që me ndërmarrjet të drejtojnë kuadro cilësorë, por vlerësojnë se këto kuadro duhet kërkohen edhe nga radhët e tyre.

    “Ne kemi pasur marrëveshje për mbështetje të ndërsjelltë me VMRO-DPMNE-në në zgjedhjet lokale dhe rrjedhimisht e kemi mbështetur edhe zonjën Danella Arsovska si kandidate e pavarur për Qytetitn e Shkupit. Duke pasur në mendje se kuadrot drejtues të ndërmarrjeve duhet të jenë mbi të gjitha profesionistë dhe cilësorë, e respektojmë këtë dhe presim që këto kuadro cilësorë të kërkohen edhe nga partnerët që e kanë mbështetur fitoren e arritur në Shkup”, u shpreh Orhan Murtezani – Alternativa.

    Se marrëveshje ka pasur këmbëngulën një ditë më parë edhe nga Aleanca për Shqiptarët.

    “Sigurisht që mbështetja ndaj zonjës Arsovska nuk është dhënë vetëm për pozicione. Është dhënë si rezultat i bindjes tonë se qyteti i Shkupit mund të menaxhohet më mirë seç është menaxhuar deri tani dhe unë them që ka marrëveshje dhe presim që ajo marrëveshje të realizohet”, tha Elmi Aziri- ASH.

    Këto reagime vijnë pasi një ditë më parë në një takim me gazetarët, kryetarja e Qytetit të Shkupi, Danella Arsovska, e pyetur rreth ndarjes së drejtorive të ndërmarrjeve publike, tha nuk ka asnjë marrëveshje me ASH-Alternativën. Në kuadër të Qytetit të Shkupit funksionojnë gjithsej 8 ndërmarrje publike, 8 ndërmarrje kulturore publike dhe 22 shkolla të mesme. Për momentin ushtrues detyre drejtorë janë emëruar në ndërmarrjet NQP- Shkup, Drisla, Laika, Parqet dhe Gjelbërimi dhe Rrugët dhe Rrugicat si dhe në Kopshtin zoologjik-Shkup./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Të pengosh një agresion të mundshëm

    Lajmi i rradhës

    LSM: Pagë minimale prej 18 mijë denarë, nëse nuk pranohet do të mobilizohen në grevë të përgjithshme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë