Vojnoviq: Duhet formuar shtab i krizës për rezerva mallrash | Pendarovski: Çfarë nëse kriza zgjat me muaj

    Fotografia: Nistori

    Ish-zëvendësja e guvernatorit të Bankës popullore, Maja Kadievska-Vojnoviq, i sugjeron Qeverinë formimin e shtabit të krizës për rezerva mallrash. Ajo në emisionin Click Plus tha se kjo është e rëndësishme sepse vendet e tjera i kanë siguruar rezervat me mallra.

    “Ne si qeveri, si shtet deri më tani duhej të kishim një shtab të krizës për rezerva mallrash. Shohim se, ja për shembull Serbia dhe Kina, Kina që para dy-tre muajsh i ka blerë të gjithë rezervat e ushqimit në tregun botëror. Serbia siguroi miliona tonë kripë, bizele, fasule, misër”, tha Vojnoviq.

    Ajo thotë se me Rusinë dhe Ukrainën këmbimi tregtar është i vogël, megjithatë nuk është i parëndësishëm, por shton se Evropa është e lidhur me Rusinë. 40% të gazit natyror të Evropës e siguron nga ky vend. Më së shumti e frikëson deklarata e Katarit se sasinë e gazit natyror nuk mund ta plotësojë asnjë tjetër vend, shkaku se të gjitha këto vendet tashmë kanë marrëveshje afatgjate me shtete të tjera.

    “Importojmë më shumë nga këto dy shtete, sidomos nga Rusia, në pjesën e derivateve minerale, derivateve të naftës, nuk ka kaq shumë ndikim ndaj importit të prodhimeve themelore siç janë gruri, misri, në pjesën e ushqimit, por në pjesën e metaleve kemi import të konsiderueshëm”, shton Vojnoviq.

    Sa u përket rezervave të produkteve themelore për jetë, nga gruri deri tek energjencat, ne jemi në nivel të normativave të parapara për situata të këtilla, tha presidenti i shtetit Stevo Pendarovski për Utrinski brifing.

    “Do të jetë problem nëse kriza zgjat një periudhë më të gjatë, për shkak se Ukraina është eksportuesi më i madh i grurit. Ndërsa Rusia në pjesën e energjencave është forca botërore. Për momentin kemi sasi të mjaftueshme të gazit dhe grurit. Por nëse zgjat me muaj të tërë do të duhet të bëjmë importe intervente”, tha Pendarovski.

    Nga Qeveria thonë se në rezervat me mallra ka sasi të mjaftueshme të produkteve ushqimore, ndërsa edhe sa i përket importit të grurit si produkt strategjik, në faqen e ofertës, nuk ka përkufizime. Ministritë kompetente për momentin bëjnë konsultime për furnizimin e sasive shtese të mallrave.

    “Në buxhetin për 2022 përsëri janë të parapara mjete për furnizim të sasive shtese mallrash për plotësimin e rezervave me mallra, krahas mjeteve të parapara nga xhirollogaria për aktivitete vetëfinancuese të Agjencisë për rezerva me mallra”, thonë nga Qeveria e RMV-së.

    Serbia tashmë ka sjellë vendim që të mos eksportojë produkte siç është gruri, vendi prej ku edhe ne importojmë më së shumti. Presidenti rikujtoi se për këtë duhet të kujdesen institucionet./tv21/

    Lajmi Paraprak

    Shoqata e ukrainasve në Maqedoni krahason Putinin me Hitlerin

    Lajmi i rradhës

    “RMV-ja nuk do të ketë problem në aspektin e sigurisë, por do të vuaj ekonomikisht”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë