VOTA “E PËRMBAJTUR” PËR GAZËN | Kovaçevski: nuk ishte vendim i lehtë

    Kryeministri Kovaçevski shpjegoi sot pse Maqedonia abstenoi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për rezolutën që i bën thirrje Izraelit të ndërpresë zjarrin për të ndihmuar popullsinë civile në Gaza.

    Sipas Kryeministrit, një vendim i tillë u mor për shkak se teksti i Rezolutës së Jordanisë nuk përmendte sulmin terrorist të Hamasit dhe të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur, kështu që votuan për amendamenti kanadez të Rezolutës që përmbante këto elemente.

    Kovaçevski përsëriti se Maqedonia mbështet aspektin humanitar të rezolutës jordaneze, e cila përfshin mbrojtjen e civilëve dhe qasjen në ujë, energji elektrike dhe ilaçe.

    “Vendimi nuk ishte i lehtë të votohet. Vendosëm të abstenojmë, sepse rezoluta nga njëra anë adreson çështje humanitare, me të cilat pajtohemi dhe mbështesim, por mungesa e përmendjes së asaj që bëri Hamasi më 7 tetor nuk lë hapësirë për një qasje tjetër ndaj votimit, tha Dimitar Kovaçevski – kryeministër.

    Lajmi Paraprak

    Der Leyen: nuk ka BE pa ndryshimet kushtetuese

    Lajmi i rradhës

    Rreth 50% e të rinjve në RMV ndihen në depresion

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë