Arrin super ekspertiza për Llaskarcën

    Foto: Borçe Popovski, Kolektif

    Në Gjykatën Themelore Penale Shkup, sot ka mbërritur super ekspertiza e kërkuar nga Gjykata Penale. Këshillat e ekspertëve nga Byroja e Ekspertizës, u janë dorëzuar prokurorëve dhe të akuzuarve përmes avokatëve të tyre. Seanca do të vazhdoi më 24 janar dhe do të rifilloj nga fillimi dhe për shkak ecurisë së gjatë, gjykimi do të fillojë me dëgjimin e atij që ka përgatitur konstatimin.

    Nga Gjykata kanë thënë se super ekspertizën e kanë kërkuar, pasi që kanë pasur dy ekspertiza kundërshtuese dhe pas super ekspertizës do të vihet deri në një përfundim të drejtë. I akuzuar në rastin e aksidentit në afërsi të Llaskarcës, ku humbën jetën 16 persona dhe mbetën të plagosur rëndë mbi 30, është Durmish Beluli, pronari i kompanisë “Durmo Tours”, personi përgjegjës për transportin në kompaninë Ramzi Miftari dhe shoferi i autobusit Manoil Trifunovski, të cilët akuzohen për kryerjen e veprave të rënda kundër sigurisë së qytetarëve dhe pronës në komunikacion, ndërsa tre punonjësit e stacionit të kontrollit teknik, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski, akuzohen për bashkëpunim në të njëjtën vepër. Xhevat Kamberi, familjar i njërit nga viktimat e aksidentit ka deklaruar se presin dënim maksimal për fajtorët dhe shkaktarët e aksidentit.

    “Nuk kam besim të plotë në këtë proces. Procesi është tej zgjatur pa nevojë vetëm se t’i anashkalohet dënimit të fajtorëve. Ne si familjar nuk kemi fuqi të madhe që të sfidohemi me një shtet të tërë edhe nëse thonë se fajtor janë udhëtarët se pse kanë zgjedhur të udhëtojnë me një fjalë do të jemi të detyruar ta pranojmë edhe atë konstatim”, u shpreh ai.

    Vlen të theksohet se fakultetet e vendit, kishin refuzuar për ta bërë super ekspertizën me arsyetimin se ekspertët e tyre tashmë kanë marrë pjesë në ekspertizën e mëparshme, ndërsa Fakulteti Teknik në Manastir, në të njëjtën kohë, ka njoftuar gjithashtu se kishin kthyer lëndën sepse ekspertët e tyre të licencuar për inxhinieri mekanike janë ekspertë vetëm në energji dhe nuk mund të ekspertojnë mjete motorike.

    Më pas, Gjykata Penale informoi se kanë kontaktuar Universitetin e Shtipit dhe Fakultetin Mekanik në Shkup, nga ku janë njoftuar se nuk kanë mjaftueshëm ekspertë të licencuar për automjete në komunikacion, të cilët nuk kanë marrë pjesë në ekspertizat e mëparshme. Pas refuzimit të fakulteteve, lënda është dërguar në Byronë e Ekspertizës Ligjore, e cila ka aftësinë të formojë një ekip ekspertësh të licencuar që do të kryejnë një super ekspertizë. Ndryshe, gjykimi për aksidentin, i cili filloi në shtator të vitit 2019, udhëhiqet nga gjyqtarja Diana Gruevska Ilievska, ndërsa prokurorinë e përfaqëson prokurori publik Darko Jakimovski. /Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Alarm i rremë për bombë në një shkollë në Ohër

    Lajmi i rradhës

    VRASJA E 16 – VJEÇARIT NË TETOVË | Avokati: Vajza e ka mohuar se e ka vrarë të riun, të përfshirë edhe dy të tjerë (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë