Vrasja e Orhan Bajramit-Okit u njoftua paraprakisht në Tik-Tok (Fotografia)

    Një biznesmen nga Maqedonia e Veriut u qëllua ditë më parë për vdekje në një vendpushim pushimi në Greqinë veriore dhe policia po kërkon dy persona të armatosur, thanë zyrtarët, përcjell Nistori.

    Dy persona të maskuar duke hipur në një motoçikletë iu afruan një vile në vendpushimin e Hanioti, rreth 105 kilometra (65 milje) në juglindje të Selanikut, të cilën biznesmeni 39-vjeçar e merrte me qira së bashku me miqtë, tha policia.

    Ata parkuan jashtë, u futën në vilë dhe qëlluan Orhan Bajramin Okin dhe shokun e tij me të paktën 19 plumba, tha policia. Biznesmeni, ka gjetur vdekur aty për aty, ndërsa shoku i tij 45-vjeçar është shtruar me plagë të rënda në spital, thotë policia.

    Oki përshkruhet si pronar i kazinosë ose i arkadës së lojërave në Maqedoninë e Veriut.

    Oficerët e policisë, duke folur në kushte anonimiteti sepse nuk ishin të autorizuar të flisnin zyrtarisht për një rast nën hetim, i thanë Associated Press se besonin se ishte një vrasje me porosi.

    Hulumtimi i 4NEWS.mk tregon se një profil me emrin “tmeriii0101” dy ditë më parë ka publikuar një video në të cilën shihet fotografia ku thotë se Oki është i radhës në listë. Një video e re është publikuar pasditen e djeshme, e cila tregon se puna me Oki-n ka përfunduar, kështu që tani në listë janë edhe dy të tjerë.

    Kush qëndron pas tmeriii0101?

    Profili nuk është i ri. Dhe lajmëroi edhe vrasje të tjera. Ka përmbajtje lidhur me vrasjen në Kosovë, por edhe në lokalin Shisha në pazarin e vjetër të Shkupit.

    Autoritetet greke po hetojnë nëse vrasja ishte pasojë e një përplasjeje apo hakmarrjeje.

    Sipas publikimit të djeshëm, domethënë pas vrasjes së Okit u publikua fotografia ku thotë se në listën e radhës janë edhe dy persona tjerë.

    Mediat greke raportuan se dy persona të maskuar me motoçikletë kanë hapur zjarr ndaj dy shtetasve të Maqedonisë.

    MPJ e Maqedonisë njofton se menjëherë pas informimit për vrasjen, ambasada në Athinë ka kontaktuar policinë në Selanik.

    Lajmi Paraprak

    Pse e ‘shiti’ Rama Ahmetajn

    Lajmi i rradhës

    Shporta konsumatore nuk mbulohet as me dy paga minimale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë