Vrasja në Shkup, policia arreston dy persona

    MPB Shkup sot (20.08.2024) ka raportuar për një vrasje në parkingun përballë QT “Mavrovasja” në Shkup, me ç’rast një person është qëlluar me armë zjarri dhe ka ndërruar jetë në vend.

    Policia ka marrë menjëherë masat operativo-taktike, duke mbyllur një pjesë të zonës së qytetit, duke kontrolluar disa banesa dhe kontrolluar disa automjete, ku përfshiheshin forca speciale të policisë, helikopterë dhe dronë. Gjegjësisht, në zonën e komunës së Çairit, është vërejtur një veturë e udhëtarëve, e cila ka tentuar të largohet, ndërsa personat nga automjeti kanë bërë rezistencë me përdorimin e armëve të zjarrit. Punonjësit e policisë janë kundërpërgjigjur, pas së cilës një person është privuar nga liria. Gjatë masave të mëtejshme është privuar nga liria edhe një person, ndërsa policia e di edhe identitetin e të dyshuarit të tretë i cili ndodhet në arrati dhe për të cilin po merren masa për gjetjen e tij.

    Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se në periudhën në vijim do të ketë prani të shtuar policore në disa pjesë të qytetit të Shkupit për zbardhjen e plotë të rastit.

    Personi i vrarë te parikung në QT “Mavrovasja”, është Vasil Eftimov, menaxher i firmës Mitelmont, shkruan Alsat.

    Ai u vra sot nga të shtënat me armë nga një person, i cili sipas dëshmitarëve, fillimisht ia hapi bagazhin e makinës, ku ia mori një pako, e pastaj shtiu mbi të. Eftimov, ishte i shoqëruar nga një grua kur ndodhi rasti, derisa ambulanca pas disa minutave edhe bëri konstatimin e vdekjes së tij.

    Policia tashmë ka njoftuar se janë arrestuar dy persona në lidhje me rastin, derisa kanë treguar se edhe një person tjetër është në kërkim. Nuk dihen shkaqet e kësaj vrasje ende.

    Lajmi Paraprak

    Çfarë i ndodh organizmit nëse gëlltit çamçakëz

    Lajmi i rradhës

    Suedi, më shumë njerëz largohen se sa vijnë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë