“Vrasje në Tetovë” | Kush janë fajtorët për zjarrin në Spitalin modular

    Fotografia: Emir H/Nistori

    Ministri për vetëqeverisje lokale, Goran Milevski i pari ka zbuluar paligjshmëri, mes tjerash se edhe është favorizuar kompania “Brako”, e ish zv.kryeministrit për çështje ekonomike, Koço Angjushev. Milevski për këtë arsye e ka anuluar tenderin e parë.

    “Nga Ministria për vetëqeverisje lokale kanë apeluar se shumica e ofruesve nuk ka pasur pasqyrë të qartë se çfarë është kërkuar me këtë specifikim teknik, më pas kanë pasur vërejtje për projektin dhe kanë konstatuar se Komisioni për përzgjedhje ka favorizuar ofrues të caktuar. Mes tyre ka qenë edhe kompania e përzgjedhur Brako. Kjo është edhe një prej arsyeve që Ministria për vetëqeverisje lokale e ka anuluar tenderin e parë”, tha Maja Jovanovska, gazetare në IRL.

    Qeveria më pas ia ka marrë kompetencat Ministrisë për vetëqeverisje lokale dhe paratë ia ka transferuar Ministrisë së Shëndetësisë me të cilën ka udhëhequr ministri, Venko Filipçe, e cila e ka zbatuar tenderin ndërsa kompania Brako përsëri është zgjedhur. Në fakt ky tender nuk ka qenë për spitalin modular, por për furnizimin e materialeve, dyer dhe dritare, dhe në këtë mënyrë janë shmangur të gjithë standardet ekzistuese në ndërtimin e spitalit, zbuloi IRL. Specifikimin e tenderit e ka përgatitur Vanja Andonova, e cila pas angazhimit në Ministrinë e Shëndetësisë, është punësuar pikërisht në kompaninë Brako. Pas zjarrit, Filipçe dha deklaratë plotësisht të pasaktë.

    “Ky është i gjithë dokumentacioni për furnizim dhe janë respektuar standardet e ashpra dhe procedurat gjatë realizimit të projekteve të tilla. Edhe në specifikimet edhe në atë që përmenda se në mënyrë praktike kemi analizuar, janë të gjithë specifikimet për cilësi, për rezistencë ndaj zjarrit dhe për certifikatat edhe nga të gjithë prodhuesit edhe nga ana e kontrollit dhe kjo është për shkak të një pjese që atje është vendosur”, pohoi Venko Filipçe, ish-ministër i Shëndetësisë.

    Për këtë rast janë porositur tre ekspertiza për instalimin elektrik, një nga krim teknika dhe një nga Fakulteti teknologjik metalurgjik. Eksperti Irfan Shaqiri tha se ka një sërë mungesash.

    “Instalimi është i lirë, joadekuat për spital dhe është instaluar në procedurë tërësisht joligjore. Diçka tjetër që po ashtu e konstatuam prej kësaj ekspertize është se instalimin elektrik e ka instaluar Brako. I punësuari në Brako që e ka bërë skenën e instalimit elektrik është personi Nikolla Stojkovski i cili ka punuar pa pasur licencë nga Oda i inxhinierëve dhe arkitektëve të autorizuar”, gazetare IRL.

    Ekspertiza e inxhinierit dhe ekspertiza e ekipit gjerman i mjekësisë ligjore tregojnë se kablloja u dogj për shkak të instalimit të papërshtatshëm që e ka instaluar Brako dhe se spitali u dogj tepër shpejtë për shkak të ndërtimit joadekuat dhe materialeve joadekuate. Por ekspertiza e mjekëve ligjorë nuk është publikuar askund.

    “Pikërisht kjo ekspertizë me të cilën Joveski deshi ta bindte opinionin publik se do t’i japë të gjitha përgjigjet e nevojshme, nuk u prezantua. As nuk u përmend gjatë procedurës ligjore. Edhe pse e paralajmëruan prokurorët e Tetovës asnjëherë nuk ia prezantuan opinionit publik këtë ekspertizë ndërsa mjekët ligjorë gjermanë nuk u thirrën si dëshmitarë në procesin e gjykimit”, tha Sashka Cvetkovska, redaktore përgjegjëse e IRL-së.

    Prokuroria publike hapi lëndë në akuzën e së cilës nuk kishte asgjë konkrete por u tha se ka ndodhur zjarr dhe se bëhet fjalë për fatkeqësi. Gjykata e Tetovës hapi proces gjyqësor, por në ulësen e të akuzuarve u gjetën ish drejtori i Spitalit klinik në Tetovë, Florin Besimi, drejtori ekonomik Artan Etemi dhe mjeku kujdestar Boban Vuçevski si të akuzuar për mosveprimin sipas rregullave shëndetësore, por asnjëherë nuk u hap procedurë që të hetohet se kush është fajtori kryesor për realizimin joligjor të objekteve të këtilla. Pas hetimit të dytë, prokurorja e Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion, Elizabeta Josifovska nuk ka hapur asnjë procedurë. Kërkuam përgjigje nëse Prokuroria publike megjithatë do të hapë procedurë, por përgjigje nuk morëm. /Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Jeta me karrocë në katin e katërt!

    Lajmi i rradhës

    Konkurrencë jo e përsosur, çmime të kripura

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë