“Vuçiq është hajdut”, qytetari shkruan në një billbord në Serbi

    Një skenë e pazakontë ka ndodhur sot në qytetin e Mlladenocit të Serbisë. Një qytetar kishte vendosur ta ngjitej lartë në një mur ku gjendej billbordi me figurën e Aleksandar Vuçiqit.

    Në foton e presidentit serb ai shkroi në gjuhën serbe dhe angleze, “Vuçiq është më i keqi”.

    Në anën e djathtë ka shkruar “hajdut” dhe ka shtuar një shigjetë që tregon presidentin e Serbisë, raporton nova.rs.

    Siç shihet edhe nga videoja e publikuar në rrjetet sociale, burri ishte i veshur me një kostum punëtori.

    Gjithashtu, ai pas fanellës së verdhë që bartte kishte shkruar “Vuçiq është më i keqi”.

    Ndërkohë, teksa burri shkruante në bilbord, policia po e priste poshtë shkallëve për ta identifikuar dhe për ta marrë në pyetje.

    Lajmi Paraprak

    FJALË DASHURIE

    Lajmi i rradhës

    Paratë nuk i mori dot sa ishte gjallë! Vajza shqiptare me kemp doli në pension pasi ndërroi jetë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë